Në "Hotspur Stadium" në Londër, Tottenham humbi 1-3 me Brentford për javën e 37-të të Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Harry Kane. Kapiteni shkëlqeu nga goditja e dënimit, duke çuar peshë stadiumin me një gol për kornizë. Miqtë u zgjuan në të dytën, teksa gjetën dy gola të shpejtë me Mbeumo në minutat 50 dhe 62. Në të 88 minutë ishte Wissa që dërgoi shifrat në 1-3, për t'i dhënë tri pikë Brentford dhe lënë jashtë Champions League skuadrën e Spurs. Portieri i Kombëtares, Thoma Strakosha qëndroi në stol për Brentford.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City shpallet kampion i Premier League! Tottenham përshëndetet me zonën Champions, Liverpool e bën dramë Europën
S.Dh/ReportTv.al