Umtiti

VIDEO/ Tifozët e Lazios kore raciste kundër Umtiti, lojtari i Serie A në lot! FIFA: T'u mbyllim gojën përgjithmonë

5 Janar 2023, 20:28| Përditesimi: 5 Janar 2023, 20:34

  • Share

Lecce fitoi dje 2-1 me Lazion për javën e 16-të në Serie A. Tifozët miq ishin problematik, teksa arbitri ndali ndeshjen për shkak të thirrjeve raciste kundër Samuel Umtiti dhe Lamek Banda. Dyshja e Lecces kërkoi që sfida të vijonte, kjo në shenjë revolte kundër racizmit, me Umtiti që u pa në lot. Diçka e tillë ka bërë që tifozët e Lecces të dilnin kundër atyre të Lazios dhe të brohorisnin emrat e lojtarëve të tyre të sulmuar me baza racore.

Në lidhje me këtë situatë aspak normale që është e përsëritur në futboll, kreu i FIFA, Gianni Infantino ka reaguar ashpër duke kërkuar që tifozët të çohen dhe të brohorasin kundër racizmit dhe atyre tifozëve që janë problematikë.

"Solidaritet për Samuel Umtiti dhe Lamek Banda. Le të bërtasim me zë të lartë dhe qartë: JO RACIZMIT! Le të ngrihen shumica dërrmuese e tifozëve, të cilët janë njerëz të mirë, për t’i mbyllur gojën një herë e përgjithmonë të gjithë racistëve“, tha kreu i futbollit botëror, Infantino.

 

Veç njëshit të FIFA-s, edhe Barcelona i ka dalë në krah ish-mbrojtësit.

 

"Barcelona i jep të gjithë mbështetjen e saj Samuel Umtitit dhe përsërit kundërshtimin e saj total ndaj çdo shenje dhune, racizmi, ksenofobie dhe intolerance”, postoi klubi katalanas në rrjetet sociale.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?