Tirana fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 13-të në Superligës. Në "Air Albania" djemtë e Orges Shehit kanë vulosur tri pikët qysh në pjesën e parë, aty ku u shënuan tre gola. Për kampionët në fuqi të Shqipërisë shënuan Xhixha në minutën e 14-të, Kallaku në të 36 minutë, Patrick në minutën e 45 dhe Nikqi në minutën e 84. Pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti. 37 vjeçari shpjegoi se nuk kishte shumë ndikim humbja e sotme teksa gjithçka ndodh për arsye personale.
Bardheblutë nuk e vendosën asnjëherë në diskutim ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e 14-të me Xhixhën. Sulmuesi bardheblu gaboi nga 11 metra teksa në vijimin e aksionit e dërgoi topin pas shpinës së portierit Sali.
Për të vulosur tri pikët mendoi Kallaku në minutën e 36. Kur pritej që pjesa e parë të mbaronte me këtë rezultat, Patrick me golin e tij e dërgoi rezultatin në 3-0. Edhe në 45 minutat e dyta skuadrat patën shumë raste, me Nikqin që shënoi për 4-0 në fundin e ndeshjes.
Me këtë tri pikësh Tirana rikthehet në krye të Superligës me 25 pikë, duke lënë Partizanin me 23 pikë në vendin e dytë. Egnatia dhe Erzeni kanë nga 21 pikë për vendet tre dhe katër. Në fund Kukësi, Bylis dhe Teuta. Sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha shkon në 11 gola në krye të listës së golashënuesve.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tirana 'poker' Kastriotit për kreun e Superligës, bardheblutë detyrojnë Çelën të dorëhiqet nga krutanët! Egnatia fiton në Shkodër dhe lë pas Vllazninë, Latifi gabon penalltinë
S.Dh/ReportTv.al