Ashtu siç duket deri më tani, sezoni i parë i Cristiano Ronaldos me Al Nassr do të përfundojë pa ngritur asnjë trofe, ndryshe nga sa mendohej në janar. Ekipi tashmë është eleminuar nga të gjitha kupat vendase ndërsa i vetmi shans i mbetur është Liga Pro e Arabisë Saudite.
Paas rezultateve të ditës së sotme edhe kjo ligë do të jetë mision i vështirë për Ronaldon dhe shokët e tij të skuadrës. Al Nassr u ndal me një barazim përball Al Khaleej që është një skuadër pranë fundit të tabelës.
Kjo solli pakënaqësi tek Ronaldo i cili u shfaq i frustruar pas përfundimit të ndeshjes. Pas përfundimit të lojës, Ronaldo i dha fanellën e tij një prej lojtarëve kundërshtarë por më pas reagoi keq kur një pjesëtar i stafit të Al Khaleej u përpoq të bënte një selife me të. Siç shihet edhe në video, Ronaldo e shtyn punonjësin e stafit para se të hynte në tunelin ku u drejtua për tek dhomat e zhveshjes.
Cristiano Ronaldo after the game.
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) May 8, 2023
pic.twitter.com/KngQfzAdzN