Në 'Brentford Community Stadium' në Londër, vendasit e Brentford barazuan 2-2 kundër Tottenham. Për javën e parë të Premier League, nuk munguan golat, me rrjetën që u tund katër herë qysh në pjesën e parë. Gjithçka u hap në minutën e 11 nga Spurs, me Romero që përfitoi pas asistit të Maddison.
Brentford më pas përmbysi gjithçka me Mbuemo dhe Uissa në minutat 26-të dhe 36-të. Kur dukej se pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ishte Emerson Royal që vendosi ekuilibrat për 2-2 në të 45+4 minutë, sërish me asistin e Maddison.
Pjesa e dytë ishte me raste, por skuadrat nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për javën e parë të kampionatit, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, me Brentford që kishte në stol Thomas Strakoshën, portierin e Kombëtares.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea dhe Liverpool 'paqe' në Londër! Tottenham ngec mes 4 golash
S.Dh/ReportTv.al