VIDEO/ Tradhtoi grupin kriminal, vritet ‘bossi’ i kriptomonedhave në aeroportin e Brazilit! Momenti kur qëllohet me breshëri plumbash

9 Nëntor, 13:50| Përditesimi: 9 Nëntor, 13:55

  • Share

Një biznesmen brazilian Antonio Vinicius Lopes Gritzbach, me lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo. Biznesmeni brazilian u ekzekutua me gjakftohtësi, ndërsa 3 persona u plagosën.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj biznesmenit pasi doli nga një makinë e zezë e parkuar jashtë Terminalit 2 të aeroportit. Antonio Vinicius Gritzbach kishte marrë kërcënime për jetën e tij nga banda kriminale braziliane e njohur si PCC.

Biznesmeni i kriptomonedhave ishte akuzuar për pastrim parash të grupit kriminal PCC dhe së fundmi kishte hyrë në një marrëveshje me prokurorët për të dhënë informacione rreth organizatës kriminale, sipas policisë. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur viktima qëllohet për vdekje jashtë aeroportit. 

Momenti kur dy persona me kapuç dolën nga një makinë me automatikë dhe filluan të qëllonin jashtë terminalit të aeroportit, u filmua nga kamerat e sigurisë.

Gritzbach, një ish-anëtar i PCC, hodhi çantën e tij dhe u përpoq të ikte, por u qëllua me breshëri plumbash dhe vdiq në vendngjarje.

Si një ekspert i kriptomonedhave, Gritzbach ndihmoi grupin kriminal të pastronte miliona dollarë. Sipas mediave braziliane, biznesmeni dikur konsiderohej si një ‘lojtar’ kyç në aktivitetin kriminal të bandës.

Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, Gritzbach kishte premtuar se do të ndihmonte hetuesit të gjenin anëtarët e tjerë.

Në këmbim, prokurorët e São Paulo thuhet se i kishin ofruar Gritzbach një ulje të dënimit të tij për pastrim parash, por ai u ekzekutua.

PCC, e krijuar në gusht 1993, është bërë banda kriminale më e rrezikshme e Brazilit, duke pushtuar tregjet e drogës, rrugët e kontrabandës, lagjet e varfra dhe burgjet në të gjithë Brazilin.  Vitet e fundit, grupi ka rritur lidhjet e tij ndërkombëtare, duke krijuar aleanca fitimprurëse me partnerë të tillë si prodhuesit bolivianë të kokainës dhe mafiozët italianë.

PCC kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme të trafikut drogës të Amerikës së Jugut – që lidh Bolivinë dhe Brazilin me Evropën dhe Afrikën.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?