Tottenham fitoi 2-1 kundër Liverpool për javën e shtatë në Premier League. Dueli i zhvilluar në Londër u vendos vetëm në sekondat e fundit, me sfidën që ishte mes dy skuadrave që nuk kishin humbje në kampionat. Dueli nisi malore për miqtë, me Jones që u ndëshkua me karton të kuq pas 26 minutave lojë, si pasojë e një ndërhyrje të rëndë.
Ishte Son që në minutën e 36 zhbllokoi shifrat duke kaluar Spurs në avantazh. Me pas Gakpo barazoi për miqtë në minutën 45+4, teksa më herët Liverpoolit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Diego Jota u largua me të kuq pas dy kartonave të verdhë, duke lënë Liverpoolin me nëntë lojtarë.
Nga kjo përfitoi Tottenham që gjeti golin e fitores. Matip me autogol në 90+6' i dha tri pikë Spursave, që ngjiten në vendin e dytë (17 pikë). Liverpool me 16 pikë qëndron i katërti, duke mos përfituar nga humbja e Man. City kryesues. Me një fitore të kuqtë e Klopp do e gjenin veten në krye të Premier League.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t'i 'dridhet' kreu, United s'e njeh më turpin në Premier League! Tottenham mposht 2-1 Liverpoolin
S.Dh/ReportTv.al