La Liga është në javën e 12-të. Almeria fitoi 3-1 me Celta Vigo, teksa Cadiz siguroi fitoren e dytë në kampionat falë triumfit 3-2 me Atletico Madrid. Në Sevilla vendasit nuk mundën të dilnin me pikë, me Rayo Vallecano fitoi 0-1 falë golit të Garcia në minutën e 61.
Në stadiumin "Nuevo Mirandilla" në Cadiz, vendasit fituan 3-2 me Atletico Madrid. Eleminimi nga Champions ka lënë pasoja te skuadra e Simeones, që pëson një tjetër humbje në La Liga. Te vendasit shënuan Bongonda, Fernandez dhe Sobrino, ndërsa madrilenët gjetën rrjetën me Joao Felix (dopietë).
Barcelona mori tri pikë në limite me Valencian në Mestalla. Lewandowsi në minutën e 94 bëri që djemtë e Gattusos të dilnin duarbosh në shtëpi, duke zhgënjyer tifozët e pranishëm në stadium. Fitorja e sotme dërgon katalanasit në kuotën e 31 pikëve në vendin e parë, me pikë të barabarta me Real Madrid që ka një ndeshje më pak. Në fund të ndeshjes në Mestalla nuk ka munguar tensioni.
La Liga - java 12:
Almeria 3-1 Celta Vigo
Cadiz 3-2 Atl. Madrid
Sevilla 0-1 Rayo Vallecano
Valencia 0-1 Barcelona
Fitore "in-extremis". Barcelona mori tri pikë në limite me Valencian në Mestalla. Lewandowsi në minutën e 94 bëri që djemtë e Gattusos të dilnin duarbosh në shtëpi, duke zhgënjyer tifozët e pranishëm në stadium. Fitorja e sotme dërgon katalanasit në kuotën e 31 pikëve në vendin e parë, me pikë të barabarta me Real Madrid që ka një ndeshje më pak. Në fund të ndeshjes në Mestalla nuk ka munguar tensioni.