Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu vendas humbi 0-1 me Egnatian. Goli i fitores u shënua në minutën e 90+5 të takimit. E majta e Paulauskas nuk u ndal dot nga Ruçi, me rrogozhinasit që marrin një rezultat të mirë në transfertë. Autori i golit, lituanezi 23-vjeçar vetëm dy ditë më parë u prezantua nga Egnatia, duke debutuar me gol në minutat e para. Duket se mëngjarashi i ka dërguar "sms" trajnerit Duro për një vend në formacion. Nga ana tjetër, korçarët që janë në Kategorinë e Parë nuk kanë mundur të mbajnë barazimin vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kukësi 'nuk ndez' në Fier, Egnatia i falet një kryevepre në Korçë! Erzeni dhe Teuta barazojnë 1-1 në Kupë
S.Dh/ReportTv.al