VIDEO/ Uji shpërthen si shatërvan nga tubacioni në Vlorë, dëmtohen bizneset

6 Qershor, 14:50| Përditesimi: 6 Qershor, 17:34

  • Share

Vlore- Dëmtimi i tubave në zonën e ujit të Ftohtë, pranë vendit të quajtur Rrapi ka transformuar vendin në një shatërvan të vërtetë.

Uji me furi ka vërshuar në zonën përreth që është në ndërtim e sipër. 

Madje uji kaloi katin e tretë të godinës, ndërsa disa biznese pësuan dëme. Shpërthimi i tubave ndodhi kur në lokale kishte klientë të cilët u larguan në panik. 

Prej kohësh Vlora është kthyer në një kantier ndërtimi ku po bëhen linjat e reja të ujësjellësit dhe mesa duket testimi I tubave ose defektet në rrjet kanë shkaktuar këtë situatë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?