Dramë dhe ndeshje për ata që janë me zemër të fortë në 'Anfield'. Liverpooli fitoi 4-3 kundër Fulham në raundin e 14-të të Premier League. Vendimtare në këtë sfidë ishin tre minutat e fundit, ku të kuqtë ia dolën të merrnin tri pikët me përmbysje në një sfidë të luftuar. Liverpool kaloi në epërsi me autogolin e Lenos në minutën e 20-të, teksa Mac Allister shënoi golin e dytë. Uilson dhe Tete në fundin e pjesës së parë barazuan gjithçka. Duhej minuta e 80-të që Fulham të shtangte të pranishmit, duke shënuar golin e tretë me Cordova. Të kuqtë e Klopp shtuan ritmin dhe shënuan me Endo dhe Alexander-Arnold në minutat 87 dhe 88 për suksesin. Liverpool me 31 pikë mban vendin e dytë për momentin.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool të bën 'me zemër', përmbys ndeshjen mes shtatë golave! Chelsea tri pikë me Brojën e gjakosur në fushë, City barazon 3-3 ndaj Tottenham
S.Dh/ReportTv.al