VIDEO/ Vizitorët në panairin e Berlinit klasifikojnë Shqipërinë si destinacionin e verës që vjen

7 Mars, 20:19| Përditesimi: 7 Mars, 20:26

  • Share

Shqipëria ka hapur një kapitull të ri në turizëm duke u prezantuar çdo ditë e më shumë me një imazh tejet pozitiv dhe atraksione mahnitëse, ndryshe nga më parë.

Kjo fytyrë e re e turizmit shqiptar është përcjellë mësë miri edhe në në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin, ku u përcollën të gjitha shijet, ngjyrat e ndjesitë e Shqipërisë turistike duke u dhuruar një përvojë të mrekullueshme udhëtimi virtual të gjithë kureshtarëve që e vizituan dhe shprehën entuziazmin për ta eksploruar dhe ripërjetuar këtë vend duke nisur nga ky vit.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka ndarë me publikun një video në rrjetin social “Facebook”, me përshtypjet e vizitorëve të panairit që frekuentuan stendën e vendit tonë.

Siç duket dhe në video, ata shprehin habinë e tyre për transformimin e turizmit shqiptar dhe e klasifikojnë vendin tonë si një nga destinacionet e tyre të preferuara për t’u vizituar përgjatë këtij viti.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?