Everton humbi 1-2 në shtëpi me Wolves për javën e 17-të në Premier League. Në "Goodison Park" ndeshja u vendos në minutën e fundit falë një kundërsulmi të miqve që përmbysën ndeshjen. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Yeri Mina në minutën e 7-të të takimit, teksa Podence barazoi në minutën e 22. Kur pritej që arbitri të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, ishte Ait Nouri që në minutën 90+5' shënoi për 1-2 falë një kundërsulmi të shpejtë. Me këto tri pikë Wolves shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e 18-të, një vend dhe një pikë më pak se Everton.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Liverpool fiton në transfertë, Arsenal bën detyrën dhe kryeson Premier League! Newcastle kërcënon kreun, Brighton 'Hirushja' e Anglisë
S.Dh/ReportTv.al