Në "Molineux", Wolverhampton fitoi 2-1 kundër Manchester City-t, duke bërë që në javën e shtatë të Premier League-s, djemtë e Guardiolës të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja për "Ujqit" u hap nga autogoli i Dias, me mbrojtësin e City-t që shënoi në portën e vet në të 13 minutë. Në pjesën e dytë ishte Julian Alvarez që me një supergol vendosi ekuilibrat për 1-1, teksa Hee-Chan në minutën e 66 shënoi golin e fitores për vendasit. Me këtë fitore, Wolves shkon në kuotën e shtatë pikëve për vendin e 13 momental. City me 18 pikë ende mban kreun, duke pritur rezultatet e rivalëve.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t'i 'dridhet' kreu, United s'e njeh më turpin në Premier League! Tottenham mposht 2-1 Liverpoolin
S.Dh/ReportTv.al