Një nga golat e Aston Villa

VIDEO/ Xhaka nuk i mjafton Arsenalit, 'Topçinjtë' ndalen pas tetë fitoreve! Tottenham mundet nga Newcastle

23 Tetor 2022, 17:04| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 20:17

  • Share

Premier League zhvilloi katër nga ndeshjet e javës së 13-të. Arsenal u ndal në transfertë 1-1 nga Southampton, me Granit Xhakën që nuk i mjaftoi "Topçinjve". Në minutën e 11 të ndeshjes, shqiptari lëshoi një "predhë" nga brenda zone, duke e ndalur sferën në rrjetë. Në minutën e 65-të, Armstrong vendosi ekuilibrat për "Shenjtorët". Pas tetë fitoreve në të gjitha garat, skuadra e Arteta ndalet në një barazim në transfertë. Arsenal vijon të jetë në krye të Premier League me 28 pikë, dy më shumë se Manchester City ndjekës.

Në sfidat e tjera, Aston Villa fitoi 4-0 me Brenford. Largimi i Gerrard nga "Villa Park" duket se i bëri mirë skuadrës, me golat që u shënuan nga Bailey, Uatkins dhe dopieta e Dany Ings. Ndeshja tjetër mes Leeds dhe Fulham foli për miqtë 2-3, ndërsa Wolves u mposht në shtëpi nga Leicester (0-4), me "Dhelprat" që me këto tri pikë i largohen fundit.

Tottenham humbi 1-2 në Londër nga Newcastle. Për javën e 13-të në Premier League skuadra e Conte ka humbur në shtëpi nga "Qymyrzinjtë", që tanimë janë një realitet në futbollin anglez pas investimeve nga Arabia Saudite. Pas fitoreve, Spurs janë rikthyer te seria e humbja (e dyta radhazi). Wilson në minutën e 31 kaloi miqtë në avanazh, teksa fundi i pjesës së parë pa edhe golin e Almiron për skuadrën e Eddie Howe, që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë. Pjesa e dytë nisi me golin e Kane te Tottenham (54), teksa vendasit u treguan të pafuqishëm për të marrë një pikë në shtëpi. Fitorja e dërgon Newcastle në vendin e katërt me 21 pikë, dy pikë më pak se Tottenham i vendit të tretë.

Rezultatet:

Aston Villa 4-0 Brentford

Leeds 2-3 Fulham

Southampton 1-1 Arsenal

Wolves 0-4 Leicester

Tottenahm 1-2 Newcastle

Ora 19:26
VIDEO/ Newcastle fiton me Tottenham dhe kërcënon Spurs, prishet seria e fitoreve për Conten

Tottenham humbi 1-2 në Londër nga Newcastle. Për javën e 13-të në Premier League skuadra e Conte ka humbur në shtëpi nga "Qymyrzinjtë", që tanimë janë një realitet në futbollin anglez pas investimeve nga Arabia Saudite. Pas fitoreve, Spurs janë rikthyer te seria e humbja (e dyta radhazi).

Wilson në minutën e 31 kaloi miqtë në avanazh, teksa fundi i pjesës së parë pa edhe golin e Almiron për skuadrën e Eddie Howe, që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë. Pjesa e dytë nisi me golin e Kane te Tottenham (54), teksa vendasit u treguan të pafuqishëm për të marrë një pikë në shtëpi. Fitorja e dërgon Newcastle në vendin e katërt me 21 pikë, dy pikë më pak se Tottenham i vendit të tretë.

 

Ora 17:05
VIDEO/ Xhaka nuk i mjafton Arsenalit, 'Topçinjtë' ndalen pas tetë fitoreve

Premier League zhvilloi katër nga ndeshjet e javës së 13-të. Arsenal u ndal në transfertë 1-1 nga Southampton, me Granit Xhakën që nuk i mjaftoi "Topçinjve". Në minutën e 11 të ndeshjes, shqiptari lëshoi një "predhë" nga brenda zone, duke e ndalur sferën në rrjetë. Në minutën e 65 të ndeshjes, Armstrong vendosi ekuilibrat për "Shenjtorët". Pas tetë fitoreve në të gjitha garat, skuadra e Arteta ndalet në një barazim në transfertë. Arsenal vijon të jetë në krye të Premier League me 28 pikë, dy më shumë Manchester City ndjekës.

Goli i Xhakës:

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?