VIDEOLAJM/ Deputetin Jurgis Çyrbja e kap e qeshura në komisionin e ligjeve! Bushka: Dilni e rilidhuni prapë

11 Dhjetor 2023, 11:54| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 12:30

  • Share

Komisionet parlamentare vijojnë mbledhjen online me zoom me qëllim shmangien nga skenaret e kaosit që deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ndodhi dhe një incident

Deputeti Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.

Duket që Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.

E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom.

Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën dhe kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i thotë dilni e rilidhuni prapë.

Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020 për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë (infrastruktura komunale, faza V, pjesa II)” u bë nga Denis Deliu i cili e justifikoi me 'defekt teknik' largimin e Jurgis Çyrbes nga Zoom

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deputet: 11/12/2023 12:24

    Duket se esht pa shkoll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?