VIDEOLAJM/ Futet me kalë në mes të detit për të tërhequr pushuesit për foto me pagesë, prindërit e shqetësuar denoncojnë të riun në Velipojë

9 Gusht 2023, 09:43| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 10:08

  • Share

VELIPOJË- 'Kreativiteti’  ndonjëherë për të bërë biznes është shumë i madh. I tillë është edhe rasti i një të riu i cili futet me kalë në mes të detit në Velipojë, me qëllim që të tërheqë turistët apo pushuesit të bëjnë foto. Fotot me kalë kushtojnë 1000 lekë dhe disa prej pushuesve e favorizojnë, mirëpo ka edhe nga ata që e denoncojnë si të rrezikshëm. Një video ku i riu futet në plazhin e Velipojës ku duken fëmijë të frikësuar ka bërë xhiron e rrjetit, prindër të shqetësuar për të miturit që rrinë në breg kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë rast.

Pamjet janë xhiruar dhe publikuar ne rrjete sociale nga pushuesit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 09/08/2023 10:50

    Sivjet ky eshte me mire, vjet ka pasur 2 kuaj te bardhe dhe njeri perj tyre i doli jashte kontrollit duke kaleruar permes cadrave me nje femije te mitur mbi shpine. Tre polici jane ne Velipoje, policia e rendit, policia kufitare dhe policia bashkiake dhe asnjeri nuk e ve ujin ne zjarr por duhet qe lajmi te dale ne gazete qe te ngreje telefonin ndonje drejtor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?