VIDEOLAJM/ Njoftimi që ‘alarmoi’ zjarrfikëset e Fierit, futen në apartament me shkallë emergjence

21 Maj, 22:36| Përditesimi: 21 Maj, 22:38

  • Share

FIER- Zjarrfikësit e Fierit kanë marrë mbrëmjen e sotme një njoftim nga një qytetar për një derë të bllokuar të një apartamenti në katin e 7. Fillimisht u njoftua se në apartament ndodhej një fëmijë dhe kjo ‘alarmoi’ zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje për ndërhyrje.

Report Tv sjell edhe pamjet, ndërsa është dashur ndërhyrja me shkallë emergjence që një prej zjarrfikëse të hynte në banesë për ballkonit.

Por, fëmija nuk ishte në banesë, ndërsa gjatë ndërhyrjes nuk pati probleme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?