Pas 35 vitesh, matura 87 u mblodh në të njëjtën shkollë në Kukës, në të njëjtën klasë, e për ta kjo është nga ato ndjesitë e veçanta qe vetëm takime të tilla krijojnë.
‘Ishte kohë dhe sistem tjetër shoqëror 35 vite me parë, por afrimiteti, sinqeriteti dhe miqësitë me tepër se sa vëllazërore, ishin pjesë e karakterit të adoleshencës të asaj periudhe.’
Përkushtimi ndaj mësimit ishte kryesore për të ardhmen e tyre universitare e profesionale, ku sot kanë profesione te ndryshme.
Ndonëse te shpërndarë brenda vendit por edhe jashtë e kane gjetur kohen për ta kthyer ne tradite edhe ne vijimësi.
Edhe pse secili prej nesh ëndërron te ishte dhe njëherë maturant, serish donin ti përkisnin te njëjtës periudhe qe kane kaluar 35 vite më parë.