Katelyn Ohashi, gjimnaste amerikane, katër herë kampione e Visa Championship dhe tri herë pjesëtare e kombëtares juniors, ka bërë një ushtrim spektakolar që po bën xhiron e internetit.
Një ushtrim që i ka siguruar notën 10 dhe juria ka mbetur e habitur nga ky prezantim i veçantë. Ajo ka konkurruar edhe në disiplina të tjera të gjimnastikës, por kërcimi i lirë i ka dhënë asaj notën maksimale, ndërsa mesatarja e të gjitha ushtrimeve ishte 9.950, si asnjëherë tjerër në sportin e gjimnastikës.
20-vjeçarja Katelyn Ohashi tani pret Olimpiadën e Tokios jo thjesht për t’i dhënë një medalje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por për të lënë shenjë në historinë e gjimnastikës, pse jo, për t’u shpallur më e mira e gjitha kohërave.