Në një javë hajdutët futen 2 herë pa u pikasur nga policia te Parku i automjeteve të Ministrisë së Brendshme

3 Tetor 2019, 13:23| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 16:48

  • Share

TIRANË - Në më pak se një javë Parku i Automjeteve në varësi të Ministrisë së Brendshme në zonën e "Rrugës së Kavajës" ka rënë pre e vjedhjeve me autorë ende të paidentifikuar.

Në këtë park, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka konstatuar mungesën e disa pjesëve të kondicionerëve, disa pjesëve të pajisjeve elektronike të nxjerra jashtë përdorimit dhe disa pjesë automjetesh.

Pas këtij konstatimi kanë nisur hetimet duke referuar materialin në prokurori, ndërsa dyshimet se në vjedhje mund të jenë përfshirë dhe policë kanë bërë që SHÇBA të angazhohet në këtë hetim.

Materialet e vjedhura janë të nxjerra jashtë përdorimit pas rikonstruksionit të Ministrisë së Brendshme dhe janë vendosur në Park pasi janë në procedurë të ankandit për tu kaluar për skrap.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe Policia e Tiranës e cila ka në ruajtje këtë objekt.

‘‘Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?