Foto ilustruese

Vidhnin energjinë elektrike në Lezhë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE, arrestohen 2 vëllezërit, në pranga edhe një tjetër

5 Dhjetor 2021, 11:32| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 14:23

  • Share

LEZHË- Kontrollet për të goditur vjedhjet e energjisë elektrike vijojnë, ku ditën e sotme janë arrestuar 3 persona. Mësohet se këta persona kanë kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e OSHEE.

Sipas policisë, në pranga ranë dy vëllezërit Kleu Luli, 23 vjeç dhe Klodian Luli, 18 vjeç, vjeç banues Kurbin, pasi u kapën duke vjedhur energji në shtëpi. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe familjari i tyre V. L.

Sakaq është arrestuar edhe Pal Bezhi, pasi i ëhstë konstuar në banesë lidhje e paligjshme elektrike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale "Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore", kryer në bashkëpunim".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?