Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar.
Në Tiranë mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha e cila nisi në orën orën 23:00 (24 dhjetor) dhe vijoi deri në mesnatë u ndoq nga besimtarë të shumtë të cilët jo vetëm mbushën ambientet e brendshme të katedrales por qëndruan dhe jashtë.Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.
Ndërsa sot paradite besimtarët ortodoksë kremtuan meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".
Në katedralen e Shkodrës si rrallëherë këtë vit krishtlindja është pritur nga qindra besimtarë duke qëndruar edhe jashtë ambienteve të saj.
Mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër - Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kësaj feste për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësirën
"O zot bëj që paqja të jetë në zemrat tona dhe në tokë. Urimi është të fest
Në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës. Edhë në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit që e drejtori Famulltari i kishës Dom Gjoni.
Bashkitë e qyteteve janë kujdesur të organizojnë ambiente festive në sheshet kryesore.
Në Tiranë koncerti u organizua në sheshin 'Skënderbej'. Nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.
Durrësi mblodhi qytetarët në bulevardin “Epidamn” ku u organizua një koncert festiv live që solli magjinë e festave. Shumë qytetarë preferuan të festojnë në shesh me muzikë të mirë dhe nën shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Në Shkodër pas katedrales qytetarët vijuan festimet tek 'qyteza festive' sheshi i krijuar para bashkisë së qytetit.
Përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve
Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës nesër në drekën e Krishtlindjes duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë. Në shtëpi vendoset një kurorë, e thurur nga degë kashte dhe pishe, me katër qirinj të kuq që ndizen një nga një, çdo javë para Krishtlindjes.
Edhe stafi i redaksisë së Shqiptarja.com dhe Report Tv ju uron: Gëzuar!
Qytetarët kanë përcjellë mesazhe shpresëdhënëse pas meshës së lindjes së Krishtit në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Shqiptarët për shqiptarët urojnë
Një vit të mbarë e begatë
Një botë më të mirë
Paqe solidaritet dhe bashkëpunim
Harmoni dhe gëzime në familjet e tyre
Shikoni videon e urimeve.
Sot besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës.
Qytetarët u lutën për më shumë paqe dhe mirësi mes njerëzve, ndërsa në përfundim të meshës nuk kanë munguar urimet për njeri-tjetrin dhe nga figura të njohura të qytetit si kryetarja e bashkisë.
Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës.
Në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korçë besimtarët kanë pritur lindjen e Krishtit në meshën e udhëhequr nga mitropoliti i hirësi Johani.
Nga vetë qytetarët dhe turistët kanë ardhur urimet për më shumë paqe dhe dashuri!
Besimtarët ortodoksë të Lushnjës dhe rrethinave, në mëngjes u janë drejtuar Kishës së Shën Gjergjit për të marrë pjesë në meshën tradicionale të Krishtlindjeve.
At Arkipi ka drejtuar meshën. Besimtarët urojnë për paqe, mirësi e begati.
Lindja e Krishtit u kremtua edhe në kishat e jugut të vendit.
Nga katedralja ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në Gjirokastër ku besimtarët kanë pritur lindjen e Krishtit në meshën e udhëhequr nga mitropoliti i Gjirokastrës, hirësi Dhimitri, kanë ardhur urimet për më shumë paqe dashuri.
Pjesë e festimeve u bënë edhe emigrantët që kanë mbërritur për të festuar Krishtlindjet në vendlindje.
Në Elbasan, mbrëmjen e djeshme, u mbajt mesha e Krishtlindjes në kishën Shën Piu X Elbasan. Don Dorian Mjeshtri uroi besimtarët ndërsa mbajti dhe një lutje për vendet që janë në luftë.
Pas meshës në katedralen e Shkodrës festa vijoi në sheshin para bashkisë. Ndryshe nga vitet e tjera pritet që festa të vijojë deri në orët e para të mëngjesit.
Sheshi i pagëzuar si ‘qyteza festive’ mblodhi jo vetëm banorë të qytetit por dhe turistë të shumtë.
Të gjitha hotelet janë të rezervuar në Shkodër duke e kthyer këtë qytet në një destinacion për festat e fundvitit.
Krishtlindja u kremtua edhe në Lezhë. Qindra besimtar katolik ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikolli, ndërsa mesha e shenjte e mbrëmjes të së dielës u drejtua nga ipeshkvi i dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.
Në fjalën e tij para besimtareve, ipeshkvi Vitale foli për rëndësinë që ka krishtlindja, duke vene theksin tek paqja në Ukrainë dhe Izrael vende të cilët ndodhen në luftë prej disa kohesh.
Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Lezhë zgjati deri në mesnate e më pas besimtaret u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe e begati. Ajo çfarë u vu re këtë vit ishte prezenca e lartë e qytetareve në kishë dhe jashtë saj të cilët ndjekin ritualin fetar, ndërsa për të shmangur kaosin rruga përballë katedrales u bllokua nga policia.
Në kryeqytet mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 23:00 në Katedralen e Shën Palit, ndërsa do të vazhdojë deri në mesnatë.
Imzot Gjergj Dodaj dha mesazhet e tij përpara besimtarëve.
"Mesazhi i Krishtlindjes bën të dallojmë errësirën nga drita", tha ai më tej.
Kisha Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës të qytetit të Durrësit ka mbajtur mbrëmjen e sotme meshën në vigjilje të Krishtlindjes ku nuk kanë munguar edhe ritualet përkatëse që zhvillohen duke ndarë mesazhet e paqes dhe harmonisë.
Sakaq gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet ceremonia në Kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit ku zhvillohet edhe ceremonia më e madhe për shkak të numrit të lartë të besimtarëve Ortodoks të kësaj kishe.
Edhë në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit. Meshën e drejtori Famulltari i kishës Dom Gjoni. Besimtarët fillimisht në ambientet e jashtme të Kishës janë takuar me njeri tjetrin dhe kanë uruar festën.
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Shkodër në të gjitha kishat është kremtuar mesha e Krishtlindjes. Në katedralen e Shkodrës si rrallëherë këtë vit krishtlindja është pritur nga qindra besimtarë duke qëndruar edhe jashtë ambienteve të katedrales.
Mesha e shenjte është kremtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër - Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kjësaj feste për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësiren…
Mesazhi i kësaj Krishtlindje siç u shpreh ai, është për paqen duke vënë theksin tek lufta në tokën e shenjtë.
Një konvert festiv me muzikë në bulevardin “Epidamn” ka krijuar atmosferë festive mbrëmjen e sotme në Durrës.
Në këtë prag Krishtlindje, shumë qytetarë kanë preferuar të festojnë në shesh me muzikë të mirë dhe nën shoqërinë e miqve dhe të afërmve.
Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë ka organizuar një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive.
Koncerti në sheshin Skënderbej nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.
"Sa atmosferë e ngrohtë në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes , shoqëruar me tingujt plot mirësi e dashuri të koncertit festiv", shkruan Veliaj.
Për të shijuar koncertin u mbledhën qytetarë të shumtë të cilët ndajnë dhe urimet e para.
Ipeshkovi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta përmes një videomesazhi uron sot të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindje. Veçanërisht ai është ndalur te një urim për gratë dhe vajzat, shumë prej të cilave siç thotë Dom Gjergj Meta “u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve”
“Të dashur miq, Ju përcjellim me shumë dashuri urimin e ipeshkvit të Dioqezës sonë të Rrëshenit, Imzot Gjergj Metës, për Krishtlindje. Duke cituar paragrafët përmbyllës të tekstit të videomesazhit të tij, ju lëmë me këto fjalë:
“Shumë grave sot u cenohet dhe/ose u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve, dhunës, abuzimit. E megjithëkëtë, ato vazhdojnë t'i japin botës dashuri, të punojnë, të mundohen e të përkujdesen për çdo anëtar të familjes së tyre. Ato janë shpesh energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë sonë.
Urimi im në këtë Krishtlindje është për ju, të dashura vajza dhe gra. Ne ju falemi për butësinë që i sillni botës! Ju jeni të bekuara mbi të gjitha krijesat dhe e bekuar është çdo buzëqeshje e juaja. Uroj t'ju shoh gjithmonë të qeshura e të gëzuara në zemër! Përshumot Krishtlindja!”.
Festat e fundvitit janë shoqëruar nga aktivitete të larmishme dhe intensive në sheshet kryesore të qyteteve, ku muzika dhe të qeshurat e fëmijëve janë ndërthurur në mënyrë magjike.
Gjirokastra ka qenë një ndër qytet e cila ka ditur të mbajë ritmin e festimeve këtë fundvit.
Mbrëmjen e kaluar, në sheshin e qytetit është mbajtur ‘Rock Festival”, një koncert 2-ditor, i cili do të zhvillohet edhe sonte.
Kudret Alikaj, shefi i Kulturës në Bashkinë e Gjirokastrës ka dhënë detaje nga festimet, duke theksuar se aktivitetet kanë qenë të shumta dhe prezente përgjatë gjithë dhjetorit.
“Jemi sot në natën e parë të çeljes së “Rock Festival”, por nuk është vetëm ky festival që do zgjasë për dy ditë, sot edhe ditën e nesërme, por i gjithë muaji dhjetor, në Gjirokastër ka qenë një muaj feste. Çdo natë, të premte, të shtunë dhe të dielë në Pazarin e Gjirokastrës ka muzikë live. Gjatë gjithë këtij muaji janë mbajtur programe artistike nga të gjitha shkolla nga fëmijët. Teatri profesionist vetëm për ditët e fundvitit dhe Krishtlindjeve ka shfaqur një premierë të re artistike. Mendoj se është një atmosferë mjaft e gëzuar mjaft e larmishme dhe kjo ka qenë edhe strategjia e bashkisë për të sjellë në Gjirokastër sa më shumë turistë gjatë këtij dhjetori që ishte pak i ftohtë, por që aktivitetet, njerëzit, gjallëria e kanë bërë ndoshta një muaj të nxehtë si edhe muajt e verës. Natën e sotme e çel Eugent Bushpepa, me Altin Goci dhe “Urban Band”,- është shprehur Alikaj.
Korça, ashtu si qytete të tjera është përgatitur për festat e fundivitit, veçanërisht për Krishtlindjet. Në sheshin kryesor të qytetit, ka qytetarë nga Tirana të cilët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar pushimet e fundivitit dhe shprehen se atmosfera festive ndihet aty më së shumti.
“Vij nga Tirana. Atmosfera shumë e mirë, na pëlqen. Është qytet i bukur, i pastër. Vij shpesh. Atmosfera për festa ndihet shumë mirë”- u shpreh një qytetar për Report Tv.
Një qytetare tjetër u shpreh se ardhja e qytetarëve nga anë të ndryshme të vendit në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, është e gëzueshme sepse vetë kjo festë ka simbolikë bashkimin e njerëzve.
“Gjithmonë festohet mirë e më mirë. Gëzohemi që na vijnë për festën e Krishtlindjeve sepse ka kuptimin e bashkimit të njerëzve dhe na bëhet qefi që na vijnë nga të katër anët e vendit për të festuar këtu”- tha qytetarja.
Varfëria ime..eja tek une shtrihu,shplodhu,vram pasi te jesh shplodhur por mos shpreso se po mbijeton...gjen mbeshtetje...hidhe vallen si kurve e vdekur dhe ruaj ekuilubrin
PërgjigjuPër klerikët fetar,kryeneq dhe kokë tula bijat kanë bollë argumente se shpirtat jan tpa vdekshëm,i rilindin të dashnit e vet me borqli merret indistria,jeta po vazhdon orë kopuka
Përgjigju