Vijojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Rama: Më shumë hapësira të reja

12 Korrik, 08:29| Përditesimi: 12 Korrik, 09:58

  • Share

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, është një monument kulture që po i nënshtrohet restaurimit.

Galeria është projektuar për të pasur më shumë hapësira të reja, si edhe një koncept të ri të sallave.

Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ pamjet nga vijimi i punimeve.

"Mirëmëngjes! Dhe nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?