Vijon aktive vatra e zjarrit në Lezhë, digjen 3 hektar pyje e shkurre, kërkohet ndërhyrje nga ajri

14 Korrik 2020, 14:39| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 17:15

  • Share

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit e rënë qe prej pasdites së të hënës në pyjet e njësisë Administrative Zejmen në qytetin e Lezhës. Deri tani zjarri kanë përshkuar 3 hektarë pyll me drurë dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Shefi i Agjencisë së Pyjeve, Artan Palushi, thotë se për vënien nen kontroll të zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri, pasi dendësia e pyllit e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete rrethanore.

Jemi pikërisht mes kufirit ndarës të bashkisë Lezhë dhe bashkisë Mirditë. Saktësish bëhet fjalë për një zjarr që është shfaqur ditën e djeshme në parcelën pyjore numër 119. Bëhet fjalë për një vatër e cila ka përshkruar 3 hektarë e ca. Siç shihet bëhet fjalë nga një masiv shkurresh, të përbërë nga dëllinja, lumarja. Bëhet shumë  e vështirë ndërhyrja për shkak të dendjes.  Zjarri është shfaqur ditën e djeshme në drekë. Është vlerësuar situata, por situata është e vështirë për shkak të dendjes. E vetmja mundësi është ndërhyrja nga ajri, por kjo nuk na përket ne si institucion. Që ditën e djeshme kemi mbajtur kontakte me zjarrfikëset dhe me prefekturën duke i bërë të ditur situatën, vendndodhjen. Po avancon zjarri drejt bashkisë së Mirditës, Nëse situata do avancoje do bëhet një vlerësim dhe do kërkohet mbështetja e qeverisë vendore”, u shpreh, Shefi i agjencisë se pyjeve, Artan Palushi.

Flakët të favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi në disa drejtime, ndërsa rrezikohet edhe territori i bashkisë Mirditë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?