Spitali COVID

Vijon i lartë numri i infektimeve nga COVID-19! 2163 raste të reja dhe tre humbje jete në 24 orët e fundit, 17 pacientë në spital në gjendje të rendë

15 Janar 2022, 17:14| Përditesimi: 15 Janar 2022, 17:21

  • Share

Në një kohë kur varianti Omicron është mbizotëruesi në vendin tonë,  në 24 orët e fundit janë raportuar 2163 infektime, ndërsa kanë humbur betejën me jetën 3 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, prej të cilëve 17 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë 20,409 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki: 1018 në Tiranë, 110 në Shkodër, 95 në Durrës, 86 në Vlorë, 70 në Elbasan, 69 në Fier, 55 në Kamëz, 50 në Kurbin, 46 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 43 në Berat, nga 36 qytetarë në Korçë, Lezhë, 33 në Sarandë, 32 në Pogradec, 27 në Krujë, 21 në Kuçovë, 19 në Vorë, 17 në Patos, nga 15 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, 14 në Dibër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Devoll, Dimal, Shijak, 12 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Përmet, Kavajë, 9 në Delvinë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Peqin, 7 në Poliçan, nga 6 qytetarë në Belsh, Mirditë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Dropull, Memaliaj, nga 4 qytetarë në Konispol, Mat, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Libohovë, Kolonjë, Prrenjas, nga 1 qytetar në Pukë, Klos, Roskovec, Himarë, Këlcyrë.

 Janë shëruar 882 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,266 që nga fillimi i pandemisë.

Statistika (15 Janar 2022)

  • Raste të reja ditore         2163
  • Të shëruar në 24 orë       882
  • Të shtruar në spitale       148
  • Humbje jete në 24 orë    3
  • Testime ditore                 7023
  • Testime totale              1,571,585
  • Raste pozitive                 230,940
  • Raste të shëruara             207,266
  • Raste Aktive                      20,409
  • Humbje jete                         3,265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            9998
  • Durrës             1639
  • Fier                 1517
  • Elbasan           1444
  • Shkodër          1226
  • Vlorë                1202
  • Gjirokastër     914
  • Berat               711
  • Lezhë              675
  • Korçë               632
  • Dibër                271
  • Kukës               180

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?