Programacion

E Mërkurë
12
Maj
E Enjte
13
Maj
E Premte
14
Maj
E Shtunë
15
Maj
E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj
Aktualitet

14.293 vaksinime në 24 orët e fundit! Manastirliu: Këtë javë vijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer, në maj mbërrijnë edhe 99 mijë të tjera

3 Maj, 16:14| Përditesimi: 4 Maj, 07:44

TIRANË- Këtë javë në vendin tonë mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer dhe mekanizmit të BE, ndërsa në maj do të mbërrijë edhe 99 mijë vaksina të tjera nga Pfizer, COVAX dhe BE. Ditën e sotme në të gjithë vendin janë kryer 14.293 vaksinime, ndërkohë që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh' janë kryer 517.501 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të marrjes së dozës së dytë të vaksinës për qytetarët në sheshin ‘Skëndërbej” tha se vendi po ecën me ritme të shpejta të vaksinimit duke bërë që drita në fund të tunelit të shihet edhe më shpejt nga sa ishte menduar. Arritja e objektit për vaksinimin e gjysmë milionë shqiptarëve para afatit të përcaktuar ka shtuar edhe më shumë shpresat se objektivi i ri është kryerja e 1 milionë vaksinave.

“Janë mbi 736 mijë doza vaksine tashmë të mbërritura në vend. Ndërkohë që presim përgjatë kësaj jave 11,700 doza vaksine, të cilat vijnë nga kontrata që ne kemi me Pfizer si dhe një pjesë e tyre, nga kontrata që kemi lidhur me Bashkimin Europian, si pjesë e instrumentit që Bashkimi Europian ka ndërtuar për mbështetjen për vendet e Ballkanit”, tha Manastirliu.

Ndërsa ka ndjekur procesin e vaksinimit me dozat e dyta për të moshuarit në sheshin ‘Skëndebej’, Manastirliu bëri me dje se përgjatë muajit maj priten të mbërrijnë 99 mijë doza vaksinash nga kontratat e lidhura.

“Përgjatë muajit maj ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga kontratat që kemi lidhur me instrumentin Covax, me Pfizer dhe gjithashtu me instrumentin e krijuar tashmë nga Bashkimi Europian”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se Shqipëria arriti kryerjen e 500 mijë vaksinimeve para afatit të vendosur, ndërkohë që bëri me dije objektivin e ri.

“Janë mbi 500 mijë vaksinime të kryera rreth 29 ditë përpara afatit që ne kishim premtuar, pikërisht objektivin tonë për kryerjen e 500 mijë vaksinimeve. Ne tashmë jemi drejt 1 milion vaksinimeve. Shqipëria është ndër vendet që ka një ritëm të lartë të vaksinimeve. Kjo për arsye të ecjes me shpejtësi, të lidhjes së kontratave dhe gjithashtu edhe lëvrimit të dozave të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë”, tha Manastirliu.

Ora 20:50
Sot janë kryer 14.293 vaksinime, mbi 517 mijë që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh'

Ditën e sotme në të gjithë vendin janë kryer 14.293 vaksinime. Kështu ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh' janë kryer 517.501 vaksinime.

Njoftimi i publikuar nga ministria e Shëndetësisë
Ora 17:08
Vaksinimi në rrethe, 40 mijë të vaksinuar në Vlorë, 25 mijë në Shkodër (VIDEO)

Po vazhdon me ritme të shpejta vaksinimi i popullatës, ku në Vlorë numërohen rreth 40 mijë të vaksinuar dhe në Shkodër 25 mijë. Aktualisht po marrin dozën e dytë të vaksinës të gjitha kategoritë, si të moshuar, mësues, gazetarë e policë. Vaksina duket se po jep efektet e para, pasi është shënuar rënie e numrit të infektuarve.

Në qytetin bregdetar të Vlorës vazhdon vaksinimi i popullatës me ritme të shpejta. Janë vaksinuar kundër COVID-19 rreth 40 mijë qytetarë, ndërkohë që po merret doza e dytë e vaksinës.

"Deri tani janë vaksinuar rreth 39600 persona dhe besoj sot do arrijmë në 40 mijë. Të gjithë personat që kanë dozën e dytë, e kanë datën e shënuar, po ashtu u komunikohet edh enë telefon., Ka kërkesë nga qytetarët që duan të udhëtojnë jashtë shtetit për ta bërë në afat më të shkurtër nga sa lejohet vaksinimi për nevoja personale, por kjo nuk është e mundur dhe duhet të respektojmë rregullat", tha Shefi i epidemiologjisë në Vlorë Agron Bashllari.

Kërkesat janë shumë të larta, ndaj Bashllari tha se të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të paraqiten tek mjeku i familjes për të bërë planifikimin për datën e vaksinës.

"Kjo fundjavë të gjithë e pamë që kishim një numër të madh të ardhurish në Vlorë që do të thotë se ditët në vijim fluksi i personave do të jetë dhe më i larët dhe për këtë duhet të vaksinojmë sa më shpejt popullatën. Të gjithë personat mbi 18 vjeç duhet të paraqite te mjeku i familjes dhe të planifikojnë ditën e vaksinimit, nëse nuk e kanë bërë akoma", shtoi ai.

Bashllari shprehet vaksinimi ka dhënë efekte të menjëhershme në uljen e numrit të të infektuarve në Vlorë.

Edhe në qytetin verior të Shkodrës po vazhdon procesi i vaksinimit, ku deri më tani numëron 25 mijë qytetarë të vaksinuar. Aktualisht po marrin dozën e dytë të vaksinës gazetarët dhe punonjësit e policisë.

"Sot kemi filluar vaksinimin me dozat e dyta për gazetarët dhe punonjësit e policisë", tha Arben Xhabija Kryevaksinator

Mjeku shprehet se në disa raste janë shfaqur reaksione të lehta nga vaksina kundër Covid-19.

"Në përgjithësi vaksinimi ka shkuar mjaft mirë, ka patur forma të lehta të reaksioneve pas-vaksinale, ose forma mesatare, por forma të rënd anuk k apatur. Nisur nga situata epidemiologjike, shpresojmë që të ketë një sezon turistik i mirë, pasi edhe rastet kanë shënuar ulje", shtoi Xhabija.

Situata epidemiologjike është e qetë, është shënuar ulje e rasteve me covid-19, çka do të sjellë edhe një sezon turistik më të sigurt. 

 

Ora 15:50
Koronavirusi, punonjësit e policisë marrin sot dozën e dytë të vaksinës

Pas të moshuarve, janë punonjësit e policisë ata të cilët kanë vijuar të marrin sot dozat e dyta të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook.

"Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marin dozën e dytë të vaksinës. Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton Policia e Shtetit.

Vaksinimi i punonjësve të policisë nisi me 3 prill, ndërsa injektimi i dozave të dyta ka filluar fiks pas një muaji.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 500 mijë vaksinime për tu mbrojtur nga COVID-19, duke arritur kështu para kohe objektivin e vendosur nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ora 14:38
Doza e 2-të e vaksinës kundër COVID-19,  të moshuarit: Nuk patëm efekte anësore nga doza e parë

Në çadrat e vaksinimit në sheshin 'Skënderbej' të gjithë qytetarët e paraqitur injektuan dozën e dytë të Sinovac. Vetë ata shprehen se nuk kanë përjetuar efekte anësore nga doza e parë dhe se me të dytën do të ndjehen më të mbrojtur.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 500 mijë vaksinime për tu mbrojtur nga COVID-19. Gjatë ditës së stome qytetarët janë paraqitur në sheshin “Skënderbej” për të injektuar dozën e dytë të vaksinës kineze Sinovac. Ata shprehen se nga doza e parë nuk kanë pësuar asnjë efekt anësor. Ja disa prej prononcimeve të tyre për Reoport Tv:

"Ka qenë e lehtë nuk na ka dhënë asnjë shqetësim dhe tani kemi ardhur të marrim dozën e dytë"

"Unë për veten time nuk kam pasur asnjë problem, edhe kur e bëra dozën e parë një çikë mpirje te krahu pak fare edhe asnjë shqetësim nuk kam pasur".

"E kam bërë me datën tre prill të parën edhe erdha ta bëjë sot. Shumë mirë kam qenë, nuk kam pasur asnjë gjë. Unë kam besim tek vaksinat sepse kam bërë dhe vaksinën e gripit, kam katër vjet që e bëj vit për vit"

"Nuk kemi pasur fare shqetësime, kemi qenë shumë mirë"

"Për të dytën kam ardhur, mirë shumë mirë. E para më shkoi shumë mirë. Absolutisht asnjë gjë. Edhe sot kam ardhur me kënaqësi për ta bërë dhe të dytën. Kjo është një inkurajim që bëhet për të mbrojtur veten dhe të tjerët"

Objektivi i radhës është arritja e 1 milionë vaksinimeve dhe në gjysmën e dytë të muajit maj të nisë vaksinimi i transportit publik qytetatas dhe ndërqytetas. Kjo fushatë me ritme të shpejta vaksinimi synon lehtësimin e masave për sezonin turistik.

Ditën e sotme ka filluar vaksinimi me dozat e dyta edhe për punonjësi e Policisë së Shtetit.

1620044994_vaksina.jpg

1620045013_vaksin.jpg

 

I.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?