Vijon të përkeqësohet situata në pyllin e Porosit, ku zjarri vazhdon të jetë vatër e rrezikshme. Pisha dhe kullota janë djegur gjatë ditës së sotme dhe në vendngjarje kanë mbërritur një makinë zjarrfikëse me 4 efektivë, Situata paraqitet serioze dhe është kërkuar ndihmë nga ajri. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe deri në orën 14:00 ka qenë i pakontrolluar.
Lajmi kryesor:
Vijon prej 2 ditësh zjarri në Maliq...digjen mbi 400 ha pyje dhe në Poros të Novoselës! Një tjetër vatër në Orikum, Leli apel: Të jemi të kujdesshëm
//ReportTv.al