Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe

Kronikë

Vilë, lokal dhe dy apartamente, pasuria e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe që u arrestua sot, dha 70 mijë euro hua me interes

6 Korrik 2021, 19:42| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 20:35

  • Share

Me urdhër të SPAK, policia arrestoi sot kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij, 8 punonjës bashkie dhe dy biznesmenë, për një tender klientelist, me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj. Të arrestuarit pritet t’i nënshtrohen edhe një hetimi pasuror. Nga 11 zyrtarët e prangosur, vetëm Tushe është subjekt i deklarimit të pasurisë, në cilësinë e kryebashkiakut. Nga verifikimi i deklaratave vjetore të pasurisë, Fatos Tushe është pronat me 100 % i një vile 2-katërshe me sipërfaqe 118 m2 në Lushnjë, deklaruar 3.5 milionë lekë. Tushe është pronar edhe i një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 60 m2 në Durrës, të cilin deklaron se ka blerë në vitin 2004 për 1.9 milionë lekë.

Kryebashkiaku ka në pronësi 100 % edhe një apartament tjetër në Lushnjë, me sipërfaqe 79 m2, të cilin thotë se e ka blerë në vitin 2010 për 2.8 milionë lekë. Tushe ka në pronësi 100 % edhe dy lokale në Lushnjë, të cilët thotë se i ka blerë gjithashtu në vitin 2010, me sipërfaqe 28 m2 blerë në vlerën 1.7 milionë lekë si dhe me sipërfaqe 79 m2 blerë në vlerë 4.7 milionë lekë ose 47 mijë USD. Lokalin 28 m2 e ka shitur më pas. Tushe deklaron se ka marrë një kredi 185 mijë euro, e cila me sa duket ka shërbyer për blerjen e pasurive. Kryebashkiaku i Lushnjes thotë gjithashtu se është bashkëpronar me 50 % i një sipërfaqe toke 500 m2 në Voskopojë, blerë në vitin 2006, për 1.5 milionë lekë.

Tushe thotë se i ka dhënë hua një personi 70 mijë euro me interes në vitin 2009. Në vitin 2010, deklaron rreth 11 mijë euro interesa nga dhënia e kësaj huaje. Në vitin 2011, deklaron rreth 13 mijë euro interesa nga huaja, ndërsa në vitin 2012 rreth 3 mijë euro. Pra, në tre vite nga dhënia e huas me interes e 70 mijë eruarve, ka fituar 27 mijë euro. Në vitin 2016, Tushe deklaron shitjen nga bashkëshortja të një makine tip Daimler Chrysler, 3 500 euro, e cila nuk figuron e deklaruar më parë. Të ardhurat e Fatos Tushe janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga e bashkëshortes rreth 500 000 lekë në vit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermal: 07/07/2021 21:13

    Hetoeni me mire moterqirin hajdutin e mutit se ai bente cdo punesim kundrejt3000 euroshit apo i harroj kurva mutit

    Përgjigju
  • ........: 06/07/2021 23:34

    Qenka dhe fajdexhi bythtrasta

    Përgjigju
  • ana: 06/07/2021 20:30

    Nuk ka mundesi te kete vjedhur ky, se njeren dore e ka vene mbi Kushtetute dhe tjetren te topet.

    Përgjigju
  • Mandi: 06/07/2021 20:28

    Kto jan ca i ka ne emrin e vet,po ne emer te Vis Celes qe shet hidraulike te pallati i fatosit,nuk dijet fundi Kto i din shum qytetar lushnjar Po e gjitha kjo esht thjesht nje show i ktyre diteve,keni per ta pare,tushja ne shpi te vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?