Vinin baste sportive online, 7 të arrestuar në Tiranë, një tjetër vihet nën hetim

11 Tetor 2022, 17:16| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 17:17

  • Share

TIRANË- Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Polici ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit në disa vende në Tiranë, duke ushtruar kontrolle në lokale apo ambiente të tjera.

Shtatë personat janë arrestuar pasi vinin baste sportive online, përmes celularit, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.

Policia njofton se u arrestuan K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 11/10/2022 17:20

    paska kap kriminel te rezikshem shteti. A mortja thuaji. Po ndonje qe mbledh kanace kur do e arrestoni se dhe ata jan te rrezikshem. Policia qe duam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?