Vinte baste sportive me anë të celularit, nën hetim 25-vjeçari në Bulqizë

3 Nëntor 2023, 09:18| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 09:21

  • Share

Një 25-vjeçar është vënë nen hetim nga Policia Bulqizë, pasi në celularin e tij, u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive

“ Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.B., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në celularin e tij,  u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive”, njofton policia.

Po këto shërbime, referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për K.L., 24 vjeç, dhe B.L., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sade: 03/11/2023 09:29

    meriton 10 vjet ,ti hiqet dhe llogaria e instagramit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?