Virozat në fundvit, 90 raste në ditë në QSUT/ Mjekja: Kujdes me mbingarkesën ushqimore (VIDEO)

30 Dhjetor 2019, 19:24| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 19:29

  • Share

TIRANË- Ulja e temperaturave këtë fundvit ka bërë që të ketë një fluks më të shtuar të qytetarëve që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore pranë spitaleve.

Shefja e shërbimit të infektivit në QSUT, Najada Como shpjegoi për Report Tv se ka 4 grupe infeksionesh që po qarkullojnë këtë periudhe, ku pjesën e kryesore e zënë infeksionet e aparatit të frymëmarrjes.

“Kemi një fluks të caktuar pacientësh që kryesisht i takon grupit të infeksioneve të aparatit të frymëmarrjes. E dyta janë infeksionet e zemrës, e treta që vlen të theksohet janë infeksionet e tubit tretës që megjithëse se jemi në kohë të ftohtë ne përsëri kemi infeksione të këtij tubi, dhe e katërta që nuk duhet anashkaluar janë dhe infeksionet e lëkurës. Por pjesën kryesore e zënë infeksionet e aparatit të frymëmarrjes pra infeksionet e bajameve, infeksionet e mushkërive”-u shpreh Najada Como

Dhimbja e fytit, kolla, rrufa, dhimbja e kockave, muskujve dhe temperatura e lartë janë disa nga simptomat që shfaqen më së shumti në këtë periudhë të qarkullimit të virozave. Grupmoshat më të prekura janë ata që kanë sëmundje kronike si dhe moshat që qëndrojmë më së shumti jashtë, pra të rinjtë. Mjekja tregon se në ditë paraqiten rreth 80-90 raste në urgjencën e infektivit dhe se janë marrë masat për të pritur një fluks më të madh pacientësh.

“Numri i personave që paraqiten në urgjencën e shërbimit infektivë është rreth 80-90 raste. Ndihma në shërbimin infektiv është e plotë pa mungesa dhe me një personel të shumëfishuar me shkakun e pritshmërive që mund të kemi me fluksin ndoshta pak të shtuar të personave në fundvit. Për festa  njerëzit janë konsumatorë të shumtë të ushqimeve, të alkoolit bashkë. Ndonjëherë mbingarkesa në ushqime apo dhe në alkool sjell çrregullime në tubin tretës apo çrregullime në pjesën e organeve të tjera që preken”-tha mjekja.

Sipas Comos në janar pritet që të përballemi me gripin, që është një situatë më e rënduar nga ana mjekësore.

“Ajo cka është e pritshme dhe e padiskutueshme është sëmundja e gripit e cila ka filluar të grokasë, pak në raste. Në janar do të ngjitet kurba e personave të sëmurë me grip. Gripi është një situatë më e rënduar nga ana mjekësore”-tha shefja e shërbimit infektiv

Shefja e shërbimit të infektivit këshillon qytetarët që të vishen sa më ngrohtë dhe mos të kenë kontakt me personat e sëmurë. Gjithashtu mjekja thotë se duhet bërë kujdes me mbingarkesën ushqimore në ditët në vijim me rastin e festave, pasi intoleranca ushqimore e kombinuar me alkoolin dhe të ftohtin sjell komplikacione shëndetësore.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?