Patatja dhe qepa, dy produkte bazike në kuzhinë po shiten shumë shtrenjtë edhe pse tani është kulmi i sezonit dhe konsumatorët duhet ta ndjenin rënien e çmimit. Report Tv intervistoi fermerët e Maliqit, ndër prodhuesit më të mëdhenj në vend, të cilët pranuan se kanë shtrenjtuar çmimet pasi këtë vit prodhimi është më i dobët.
Patatja dhe qepa në fshatin Zvirinë të Maliqit po shiten 20% më shtrenjtë se vitet e kaluara. Fermerët janë të kënaqur pasi prodhimi po tërhiqet shpejt nga tregtarët e shumicës.
Aktualisht patatja shitet me shumicë 50 deri në 55 lek për kg, ndërsa në tregun e pakicës, konsumatorët e blejnë me 70 lek për kg. Ndërsa qepa në tregun e pakicës së Korçës shkon deri 100 lek për kg.
Por çfarë ka ndikuar në rritjen e çmimeve?
Vetë fermerët pohojnë se këtë vit, për shkak të lagështirës kanë marrë më pak prodhim në këto dy kultura bujqësorë, e për pasojë kanë shtrenjtuar çmimet.
“Prodhimet nuk kanë qenë të mbara sepse pranvera kishte lagështi. Por çmimet janë të mira (të larta). Po flas për qepën e pataten, tani do fillojë dhe shitja e mollëve. Viti më i mbarë prej 32 vitesh, molla patatja dhe qepa”, tha një fermer.
Për fermerët e zonës së Zvirinës problem mbetet krahu i punës pasi rinia ka ikur në emigrim.
“Fuqi punëtorë nuk ka këtu, por vijnë nga fshatra të tjerë. Nga zona të ndryshme. Pagesa është 20 mijë lek/dita (të vjetra”, thanë ata.
“Fuqi punëtore nuk ka vuajnë fshati këtu. Vijnë nga fshatra të tjerë. Pagesa është 20 mijë lek në ditë për punëtorët e krahut. Kanë ikur të rinjtë, ndaj s’ka punëtorë. Unë kam shtëpinë e djalit dykatëshe por s’ka njeri brenda, I kam në emigrim”, u shpreh një fermer.
Në këtë fshat të Maliqit janë të kultivuara 50 hektarë me patate dhe 30 hektarë me qepë. I gjithë prodhimi po shitet, pa mbetur stok si vitet e tjera. Ndërsa së shpejti fermerët nisin vjeljen e mollëve, pasi zona njihet dhe për pemtari. Në Zvirinë prodhohen 5400 kuinatal mollë, ndërsa çmimi fillestar i shumicës është 80 lek për kg.
100 lek qepa eshte lire. 500 lek duhet . pallati eshte 3- 5 mil m2.
Përgjigju“Vrojtim” paksa “idiot”….. edhe me titull,qe te kujtosh qe po behet nami me cmimet….. me dy kg qepe nje familje me “gatime” normale kalon 15’ditshin….Pra me 200 l…. Si mund te pretendosh me lire ? Absurde ! Qytetari
PërgjigjuKur paguan shqiptari 350 euro nje bilete avioni qe te fitojne 2-3 kompani oligopoliste u duket normale gazetareve, por kur tregu rrit çmimin e patates me 10 cent per prodhues mikroskopike si keta u prish bota.