Në përmbyllje të vitit 2022, ajo ç’ka mund të themi në këndvështrimin mbi politikën, mbetet thjesht konkluzioni qartësisht i pacënueshëm mbi rolin dhe pozicionin e dy emrave më të diskutueshëm në opinionin publik. Edi Rama ka rritje të ndjeshme në numrin e mbështetësve, në miratimin popullor mbi investimet, politikën e brëndshme dhe të jashtme, ka rritje të ndjeshme në mënyrën se si ka drejtuar dhe menaxhuar ekipin dhe projektet e zhvillimit, etj. Por kjo nuk mund të thuhet për Sali Berishën. Ai ka vazhduar të ikë në “pikiatën” politike, pasi mbëshetje e brëndshme dhe ajo e jashtme, sa vjen dhe i largohet.
Edi Rama, po përmbyll një vit me arritje spektakolare në fushën e investimeve, po ashtu edhe në politikën e jashtme. Vendi ka rritje ekonomike, ka thithje të konsiderueshme të investimeve të huaja kryesisht atyre perëndimore, Shqipëria ka krijuar vendin e saj të nderit në axhendën e Bashkimit Europian, dhe vazhdon të marrë maksimalisht mbështetjen amerikane. Ky vit, natyrisht nuk do të quhej “i arrirë”, pa përmendur inagurimet e shumta të zbatimit dhe përfundimit të dhjetra projekteve në infrastrukturën rrugore, aq të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.
Edhe pse ka marrë vazhdimisht kundërshtimet e opozitës (pa vulë) të Sali Berishës, edhe pse ish-lideri historik prej 1 viti mundohet të kopsisë dosje “korrupsioni” me emra të gjallësh dhe të kallurish, duket se ka arritur thjesht të zbehë rolin dhe mbështetjen e tij në rradhët e demokratëve. Premtimet dhe ulurimet, akuzat dhe paralajmërimet e tij, nuk vlejnë aspak për Edi Ramën dhe ekipin e tij. Do të ishte fatale, sikur Edi Rama të merrej qoftë edhe 1 ditë të vetme me retorikat e Berishës, do të ishte humbja më e madhe e kohës, sikur ai ti kushtonte vëmëndje, gjithçkaje që ish-lideri përpiqet të thotë në daljet e tij publike para mediave.
Shqipëria po përmbyll një vit të mbushur me ngjarje të mëdha, dhe kjo pasi po kalon me sukses disa prej krizave më të rënda, si tërmetin vrastar, COVID-in, dhe luftën në Ukrahinë. Kjo e fundit, ka krijuar një kolaps Europian dhe botëror në ekonomi dhe fusha të tjera. Natyrisht nuk kishte se si Shqipëria, të përjashtohej nga ndikimi i saj. Por urtësia, maturia, angazhimi, dhe insistimi i Edi Ramës si kryeministër i vendit, krijoi një “shtrat” të sigurtë për kapërcimin e vështirësive.
Si askund tjetër, Shqipëria ka ruajtur maksimalisht të paprekura çmimet e shportës, nuk ka prekur çmimin e energjisë elektrike, ujit, dhe produkteve bazë. Po ashtu një porosi e prerë e kryeministrit Rama ka qenë “mosngritja e taksave për qytetarin dhe biznesin e vogël”, gjë e cila ka lehtësuar jetesën dhe mbijetesën e tyre. “Në politikë fiton gjithmonë arsyeja”- ka thënë Niçe.
Kjo ndoshta ka qenë dhe taktika e Edi Ramës në tapetin e politikës, ku fatkeqësisht njeriu i vetëm që ka krijuar dhe po krijon gjithmonë turbullira, dhe që po shuan dalëngadalë opozitarizmin në Shqipëri mbetet ish-lideri Berisha.
Cfare rritje e pikiata flet e shkruan mer jehu,dy figura te diskretituara,vrases,hajdute dhe te korruptuar,mafiozë e të pamoraĺshem,qe mbajne njeri tjetrin me thonj e me dhembe.....O zot ku jemi katandisur!!!
Përgjigju