Viti i ngjarjeve të bujshme, astrologu Jorgo Pulla: Ja parashikimi i yjeve për 2022! Shenja më me fat…

29 Dhjetor 2021, 11:14| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 11:25

  • Share

I ftuar në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla  thotë se 2022 do të jetë një vit më i mirë sesa viti që po lëmë pas. Ndërsa bën një pasqyrim të përgjithshëm për cdo shenjë ai thotë se 2022 është viti I karrierës për cdo shenjë  dhe e cilëson si një vit të bujshëm përsa i përket ngjarjeve sidomos në sferën politike. Sipas tij shenjat më me fat për këtë vit janë tre:

Unë do të rendisja peshqit, gaforret dhe virgjëresha ka një ndikim shumë të madh. Këto shenja kanë vuajtur shumë në lidhje me cështjet e punës në lidhje me karrierën, këtë vit kanë mbarësi.

Dashi- duket se në anën shpirtërore një vit që ndikon shumë, sidomos, nga 11 maj deri në 27 tetor zhvillime pozitive në fusha të ndryshme. Hëna e plotë rindez pasionin në jetën tuaj personale. Në lidhje me cështjet e punës deri me datën 29 janar të keni disa vonesa shtyrje mos u shqetësoni, kur ndodhin vonesa duhet të presim.Nga data 7 shtator deri në fund të vitit do të keni mundësi për të rinovuar dokumentacione.

Demi- është një moment perfekt për cështjet e punës dhe karrierës. Duhet të keni shumë kujdes me cështjet në datat 16 maj, 25 tetor, 8 nëntor duhet të jemi të vëmendshëm sepse mund të ndikohemi direkt në këtë drejtim. Në anën ekonomike është një periudhë mjaft e mirë tani, do të keni mundësi të mira, në tre mujorin e parë të këtij viti do të keni mundësi shumë të mira.

Binjakët- kini kujdes nga periudha e shkurtit deri në maj, sepse mund t’ju prishi punë në anën e ekonomisë. Në anën shpritërore keni të bëni me një lidhje që mund të shkojë deri në martesë. Ke një ndikim shumë të mirë në anën financiare, ju favorizion jupiteri por kujdes, nga 2 mars, perspektiva të reja.

Gaforrja- është viti juaj, në 6-mujorin e dytë është periudha më e mirë. Nga muaji shkurt do të keni mundësi të reja, mos u shqetësoni do të keni një moment pozitiv këtë vit. Keni mundësi të bëni gjëra madhore, është një momënt perfekt në fushën e karrierës, është një moment pozitiv për të zgjidhur gjërat e së shkuarës. Gaforret kanë shumë mundësira që t’i zgjidhin sic dëshirojnë.

Luani- Mundohuni të jeni më korrekt këtë periudhë, do të keni shumë udhëtime por do të jenë pozitive. Ju që jeni në pritje të dickaje, do të keni mundësi pozitive. Në anë e karrierës mos e lini pas dore nga data 1 maj deri në 13 korrik, tre mujori vitit është më ideali për të bërë para, do të keni një kontratë shumë të rëndësishme.

Virgjëresha- është një mundësi tani që nga data 1 janar deri në maj do të kenë avancime shumë të mëdhaja në fushën e dashurisë. Për ju që merreni me tregëti do të keni mundësi të reja dhe në cështjet e karrierës. Do të keni dhe një suprizë që ka të bëjë me jashtë, në lidhje me punën apo një kontratë. Ju të palidhurit keni mundësi për një bashkim familjar. Në tre mujorin e parë dhe të fundit përgatituni sepse keni mundësi të mira.

Peshorja- në gjashtë mujorin e parë të këtij viti duhet të jeni shumë të vëmendshëm, nëse keni pasur probleme me ligjn është koha ta zgjidhni. Në anën shpirtërore edhe pse keni pasur vështirësi në vitin e kaluar, ndikimet që keni tani janë shumë më të mira. Në cështjet ekonomike, në lidhje me punën mund të bëni ndryshime në Shkurt, Prill, qershor, shtator, nëntor. Ajo që do të ndikoj më tepër janë datat 11 maj- 28 tetor janë data të mira për të derguar cv.

Akrepi- Gjithcka mund të jetë e kushtueshme nëse nuk i kushtoni rëndësi por gjithashtu keni dhe një ndikim shumë të madh përsa i përket anës shpirtërore. Në cështjet e punës, në lidhje me ekonominë, në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme periudha deri në mars është pak e vështirë. Nga data 24 Maj deri në  5 korrik sepse do të keni disa detyrime, mund të lodheni pak më tepër.

Shigjetarët- Do të keni mundësi që të zgjidhni gjëra të pazgjidhura më përpara edhe pse prisni shumë në cështjet ekonomik-finanicara, është një vit shumë I mirë për ju, ka dhe mundësira të tjera për ju. Keni mundësi të mëdha edhe në anën shpirtëore, nga data 2 deri në 28 maj  do pastroni gjërat e së shkuarës dhe do përqafoni të ardhmen. Do bëni dhe një punë shtesë, mbas qershorit stabilzioheni ekonomikisht.

Bricjapët-  Kanë favorizime ekonomike, do të marrin vendime të rëndësishme në kohë të vështira. Do bëni emër në fushën e tregëtisë, në cështjet shpirtërore jeni pak fajtor, por i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar sepse koha ka treguar që jeni shumë të zgjuar për gjërat që doni të bëni. Në anën ekonomike në punë duket se nga data 20 gusht deri me 25 mars të 2023 do të keni mundësi që të zgjidhni gjëra që nuk i keni zgjidhur kohë përparë, ju jepet një mundësi shumë e mirë në vazhdimësi.

Ujorët-  Në fushën e karrierës keni një mundësi shumë të mirë, jeni të lindur për karrierë. Do hapni një kapitull të ri, do bëni ndryshimi vendbanimi. Nga data 24 janar deri në 6 mars mund t’ju kërkohet të mbani mbi supe përgjegjësi të tjerëve por pas kësaj date vazhdimësia duket e mbarë.  

Peshqit- Këtë vit nuk do të lini gjë pa realizuar, duan apo s’duan të tjerët. Do të keni pengesa të mëdha në fushën e karrierës suaj, ju lëni gjithmonë hapsira dhe përfitojnë të tretët. Ka një moment tani do të dalin mbi sipërfaqe gjëra që s’kanë dalë për vite. Mos u mërzisni ju do flisni me gjuhën e mendjes suaj sepse do arrini që të kuptoni shumë gjëra këtë vit dhe do spastroni shumë gjëra. Në cështje të punës dhe karrierës do të keni gëzime shumë të mëdha sepse do realzioni gjëra që sjanë realizuar kohë më përpara. Do keni disa kontrata me jashtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?