Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, në një prononcim për Report Tv gjatë vizitës së presidentit Bajram Begaj në Kosovë, tha se vizita e përmbushi qëllimin e saj. Koçi theksoi se mesazhi ishte i qartë, që politika jonë duhet të jetë e bashkuar për sa i përket interesave tona kombëtare.
‘Misioni i KFOR të mbrojë tërësinë territoriale. Sfidat në veri të Kosovë nuk janë një sfidë për vet dinjitetin e këtij misionin dhe të NATO-s. KFOR ka mbështetje të fortë edhe nga Shqipëria, mendoj se situate në veri të Kosovës varet edhe nga procesi politik Kosovë-Serbi. Ishte një vizitë shumë e suksesshme mesazhi ishte i qartë politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar për sa i përket interesave tona kombëtare.- u shpreh Koçi.
Lajmi kryesor:
Dita e dytë e vizitës së Begajt në Kosovë, takohet me komandatin e KFOR-it! Kreu i LDK-së refuzon sërish takimin me kreun e shtetit shqiptar
M.Q./ReportTv.al