Hovenier

Vizita e Kurtit në Tetovë, Hovenier: Amerika nuk e mbështet Shqipërinë e Madhe e as Serbinë e Madhe

16 Gusht 2023, 16:56| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 16:58

  • Share

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”. Ky ishte qëndrimi i ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier i cili komentoi qëndrimin e Uashingtonit gjatë një konference më gazetarët.

Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se të gjithë ne i pamë deklaratat publike e për këtë vizitë dhe ngjarjet në Maqedoninë  e Veriut që lidhen me ndalesën e Kryeministrit Kurti. Nuk e di nëse është e përshtatshme që unë të flas për specifikat e vizitës. Por kam parë që në komentet publike përcillet shqetësimi mbi idenë e Shqipërisë së Madhe, si diçka që është diskutuar në kontekst  të kësaj vizite. Dua ta ritheksoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje. Është shumë e rëndësishme, dhe unë dua ta përcjell të patjetërsuar qëndrimin e administratës amerikane, ta bëj të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin Shqipërinë e Madhe dhe nuk e mbështesim as Serbinë e Madhe”, deklaroi Hoveiner.

Ky reagim i diplomatit vjen fill pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti reagime të shumta të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?