Albin Kurti

Vizita e parë si kryeministër! Albin Kurti zgjedh Shqipërinë

7 Shkurt 2020, 14:39| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 14:41

  • Share

Albin Kurti ka zgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës. Burime për Report Tv pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës bëjnë me dije se Kurti do të  vijë në Tiranë javën e ardhshme.

Kurti pritet të takojë kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar. Kurti u votua si kryeministër në Kuvendin e Kosovës 4 ditë më parë, pas rreth 4 muajsh negociata me Lidhjen Demokratike Të Kosovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?