Bota

SHBA dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshjen historike 'Tech Prosperity Deal', Trump: Lidhje e pathyeshme (VIDEO)

18 Shtator, 09:13| Përditesimi: 18 Shtator, 17:00

  • Share

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot marrëveshjen e re ekonomike dhe teknologjike, të cilën kryeministri Keir Starmer e quajti “më të madhen në historinë e Britanisë, me një diferencë të madhe”.

“Tech Prosperity Deal”, është një plan që synon të garantojë epërsi ekonomike dhe inovacion në dekadat e ardhshme. Po ashtu, është arritur një marrëveshje për energjinë bërthamore civile, që do të furnizojë me energji miliona biznese dhe do të ulë faturat e konsumatorëve.

Trump gjatë fjalës së tij theksoi "lidhjen e pathyeshme" midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Mendoj se është një lidhje e pathyeshme që kemi pavarësisht nga ajo që po bëjmë sot. Në maj, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që bëri një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit tim të dytë, dhe ne në një farë mënyre donim ta bënim të parën, sepse lidhja është kaq e fortë dhe marrëdhënia kaq e gjatë”, tha ai.

Një nga objektivat kryesore të Starmer me Trump ishte arritja e një marrëveshjeje të re tregtare, diçka që ai arriti ta realizonte shpejt, edhe pse vendet e tjera u përpoqën me javë të tëra të negocionin plane për të shmangur tarifat gjithëpërfshirëse.

Donald Trump përfundon sot vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

lajm ne perditesim...

Ora 16:53
Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës nga Britania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është kundër me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbi njohjen e një shteti palestinez nga Britania e Madhe.

Trump, i cili kohët e fundit ka pasur përplasje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për sulmin e tij ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, ofroi vetëm mbështetje për Izraelin gjatë përgjigjes së tij sot në një konferencë shtypi rreth Lindjes së Mesme.

Ai nënvizoi mizoritë e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe tha se objektivi i tij kryesor ishte lirimi i pengjeve.

‘Dua që pengjet të lirohen tani, pikërisht tani. Kam dëgjuar histori që nuk i kam menduar kurrë të mundshme. Nuk kishte njerëzim, asgjë».

 

Trump ofroi pak detaje specifike se si e parashikonte ai përfundimin e luftës dhe nuk përmendi operacionin aktual të Izraelit në Gaza.

Në vend të kësaj, ai i paraqiti qëllimet e tij në terma të përgjithshëm.

“Dua një fund, dua që pengjet të lirohen dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë’, tha ai.

 

Lidhur me planet e Starmer për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar një numri kombesh të tjera në ditët në vijim, Tramp pranoi se ka mosmarrëveshje me Starmer për këtë temë.

‘Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje. Një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi’, tha ai.

Ora 15:33
Trump dhe Starmer nënshkruajnë marrëveshjen, gjigandët amerikanë të teknologjisë do të investojnë në Britani

1758202619_trump.JPG

Gjatë vizitës së tij në Britani, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Starmer kanë nënshkruar një marrëveshje të re partneriteti teknologjik midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Një numër kompanish të mëdha amerikane të teknologjisë kanë njoftuar se do të bëjnë investime në Mbretërinë e Bashkuar.

Microsoft është investitori më i madh i vetëm, duke njoftuar një paketë shpenzimesh prej 30 miliardë dollarësh (22 miliardë paund) - më e madhja ndonjëherë jashtë SHBA-së.

Google ka premtuar 5 miliardë paund për kërkimin dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa kompania e çipave kompjuterikë Nvidia njoftoi 500 milionë paund për ndërtimin e më shumë qendrave të të dhënave për të ndihmuar në funksionimin e inteligjencës artificiale në Britani.

Liderët e teknologjisë, përfshirë Jensen Huang të Nvidia-s, shefin e OpenAI, Sam Altman dhe Satya Nadella të Microsoft-it, shoqëruan Trump-in në banketin shtetëror në Kështjellën Windsor mbrëmë.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?