Sali Berisha dhe Edi Rama

Vizita e Ramës në Berlin ka trembur edhe Berishën, s'kanë mundësi të shpëtojnë nga Reforma në Drejtësi

29 Prill 2018, 12:39| Përditesimi: 29 Prill 2018, 12:42

  • Share

Pse nuk flet Saliu dhe Lulzimi për falimentimin e Ramës në Berlin? Se nuk ka falimentuar politikisht vetëm Rama… por sigurisht, edhe Saliu. Pyetja që duhet të ngrihet për këtë rast është kjo: Si nuk e mbështeti Kirchbaum-in Saliu dhe Lulzimi? Pse hesht Saliu për këtë? Sepse i shqetëson hapur likuidimi politik i Ramës.

Por, pikërisht për këtë, është mirë ta vëmë në dukje: Ku ka gjerman në CDU dhe në CSU që të mbështesë sot Saliun? Vërtet e menduat ju se takoi mdonjë politikan Lulzimi në Berlin! Po shqiptarët e rëndomtë janë mësuar me langaraqësinë e kryeministrave që kanë pasur, dhe çdo gjë kundër, e shohin si të organizuar nga armiku. E pra pse nuk flet Saliu?

I.
Koha e solli që të inkriminuarit me abuzimin shtetëror të bashkoheshin hapur. Por tani janë vonë se asnjë bashkim i tyre nuk ka më vlerë. Të gjithë këta sot janë hedhur kundër fatit të Shqipërisë, njëlloj si Esat Toptani.

Të tre bashkë, Rama, Berisha dhe Basha po vinë vërdallë sa nga Moska në Beograd e në Stamboll. Por Moskën dhe Stambollin ua dogji bombardimi amerikano-anglo-francez i Sirisë. Ku e ka Erdoganin Ramë ziu, nga është strukur? Pse, takimi përbuzës që i rezervuan Ramës në Berlin, ju mendoni se nuk ka lidhje edhe me Erdoganin?

Politika është shkollë, kurse këta mendojnë se mund të veprojnë si Enver Hoxha që t’i shkasin politikës amerikane të forcës me miqësi orientale antiamerikane. Veçse, kjo nuk mjafton, sepse njëherësh duhet që edhe të izolojnë Shqipërinë nga Perëndimi.
Po, a e bëjnë dot?

Këta po i luajnë të gjithë gurët, që nga destabilizimi i Shqipërisë dhe deri te Gruevski, për destabilizimin e Maqedonisë. Madje kishin shpresë edhe të hoxhallarët e paguar nga Beogradi për të ngjallur këtu dhe në Kosovë islamin Radikal.
Janë krejt të humbur, se në fakt janë krejtësisht të paaftë që të tre. Madje edhe Meta është hedhur si këta, po ky duket së është më rëndë, sepse ka shpresë te Gruevski, që kërkon të desatabilizojë Maqedoninë kundër shqiptarëve të Maqedonisë. (!)

Siç po kuptohet përditë, këta janë edhe të paaftë të drejtojnë vendin, por edhe qesharakë në kundërveprimin e tyre. Nuk e kuptojnë dot që politika amerikane ka bërë luftë botërore për Kosovën? Jo, as që iu shkon në mend, dhe kuptohet që këta injorantë mendojnë se ajo luftë është bërë kot. (!)

Po interesi gjerman që dallon në Shqipëri, si mendojnë këta, se do ta mposhtin me Rusinë dhe me ISIS-in?
E gjithë ekspertiza perëndimore që ua ka gjetur ndërkohë të gjitha paratë dhe abuzimin korruptiv, mendon që këta politikanë shqiptarë të korruptuar janë nën nivelin e pashait turk, i cili ka mëse një shekull që mbahet si etaloni politik i kokëtrashësisë dhe injorancës.

Por çfarë mendojnë se mund të arrijnë sot personat e pushtetshëm në Tiranë, të cilët realisht, që tani, po spikat hapur se ka filluar të jenë nën akuzë?
Atë të Enver Hoxhës: edhe këta duan të ndërtojnë një pashallëk që ta drejtojnë vetë. Por kjo është pamundësi absolute.

ll.
Politika amerikane nuk mund të jetë kurrë një politikë sporadike apo e përkohshme, se ajo politikë në thelbin e saj është një politikë globale. Ka zhvillim të madh ekonomik në rrafsh botëror qytetërimi amerikan, dhe forca aktuale e Amerikës në rrafsh botëror është shumë e madhe; dhe është pikërisht forca amerikane që e siguron plotësisht qëndrueshmërinë dhe progresin e vetë qytetërimit perëndimor. Kjo është e vërteta historike e kësaj kohe.

Nëse politika globale amerikane has në ndonjë pengesë, ajo nuk mund ta lërë pengesën që të ndalojë rrjedhën, qoftë dhe në një segment global. Edhe politika amerikane në Ballkanin Perëndimor është sot një segment i rëndësishëm global, i cili po has në një pengesë të hapur nga politika e korruptuar shqiptare. Atëherë, sigurisht që pengesa Berisha – Rama patjetër që do të shkatërrohet, sepse në thelb rezulton që ky është edhe interesi shqiptar i kësaj kohe historike.

Politika amerikanë nuk mund të aplikohet në bashkëpunim me politikën shqiptare, nëse kjo politikë drejtohet nga pushtetarë të korruptuar dhe të bashkuar me krimin. Në fakt, kjo është arsyeja që korrupsioni shqiptar është bërë njëherësh pengesë edhe për politikën amerikane, po edhe për zhvillimin shqiptar.

Kështu ndërtohet arsyeja që na tregon se likuidimi i krimit shtetëror shqiptar, është imperativi politik i kësaj kohe, dhe prandaj korrupsioni i lartë shtetëror patjetër është tanimë i vdekur, sepse është pengesë, dhe është pikërisht kjo arsyeja që kjo pengesë antiperëndim në Shqipëri duhet këputur me forcë; dhe sigurisht që do të këputet.

lll.
Politika amerikanë nuk mund të aplikohet në bashkëpunim me politikën shqiptare, nëse kjo politikë shqiptare drejtohet nga pushtetarë të korruptuar dhe të bashkuar me krimin.

Për çdo politikë perëndimore një qeveri e korruptuar dhe që ka lidhje me krimin quhet vetë krim. Por sot në Shqipëri janë të shumtë ata që mendojnë se politika kudo, në çdo vend është e lidhur me krimin. Madje në këtë pikpamje është sot në Shqipëri dhe i gjithë korrupsioni shtetëror shqiptar. Por kjo vjen se këta njerëz të rëndomtë që kanë drejtuar Shqipërinë në këta njëzet vjetët e fundit, në konceptimin e politik për Perëndimin, janë të formuar nga mendimi i gënjeshtërt dhe propagandistik i Enver Hoxhës që sistemi politik kapitalist i tregut të lirë, është vjedhje.

Pikërisht për këtë, këta janë jashtë kohës dhe nuk ka asnjë mundësi që politika amerikane dhe ajo gjermane t’i pranojë si bashkëpunëtorë. Atëherë çfarë pritet të ndodhë me korrupsionin shqiptar të niveleve të larta? Korrupsion i lartë i politikës aktuale shqiptare është i likuiduar, sepse sot është tërësisht i skeduar nga hetimi i specializuar amerikano’-gjerman, por sidomos nga FBI.

lV.
Edhe Rama edhe Berisha nuk kanë mundësi të shpëtojnë edhe pse janë të bashkuar. Arsyeja kryesore është se që të dy nuk e ndaluan dot Reformën në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi sot, me gjithë pengesat, po ecën. Kur kancelarja gjermane dhe politika e lartë amerikane i theksojnë Ramës vazhdimin e Reformës në Drejtësi, sigurisht që kanë parasysh ngritjen e bazës juridiko-gjyqësore për dënimin e krimit shtetëror shqiptar. Por Ramë ziu iu thotë se “ja, filluan të likuidohen gjyqtarët e korruptuar”. Po kaq keq është ky, ç’punë kanë ata me gjyqtarët – politika amerikano- gjermane kërkon likuidimin e Ramës dhe Berishës, se gjithçka pastaj ecën vetë. Në fakt Berisha ka ikur, po Rama ç’po pret, që ta përzënë me kërcënim politik dhe me dhunë mediatike, me faktet korruptive që atij i rëndojnë?

Në këtë rast një mendje e qetë pyet: çfarë faji ka politika amerikane dhe ajo gjermane që vetë kryeministri shqiptar sot është vërtetuar dhe rezulton me fakte që është një njeri i përzier me krimin shtetëror në Shqipëri?

V.
Kjo është në fakt tabloja reale e gjendjes ku janë futur nga marrëzia e tyre Berisha dhe Rama, por a e dinë këta që nuk kanë më të ardhme?
E dinë por nga niveli i dobët dhe pasioni patologjike që i pushton si sëmundje, ranë në iluzionizëm për konfliktin amerikano – rus në Ballkanin Perëndimor, dhe u bashkuan me shpresë te rusët. Veçse, pas forcës së përdorur në Siri, dhe kur panë dhe frikën që kaploi edhe Erdoganin, u strukën që të dy.

Kurse vizita në Berlin e Ramës, ku ky u frustrua me përbuzje gjermane, nuk ka trembur vetëm Ramën por ka mbërthyer me frikë edhe Berishën. Dhe realisht, kjo është arsyeja që ky nuk po flet fare për gjëmën gjermane që torturoi Ramën në Berlin.
Ajo që i ndodhi Ramës në Berlin, në fakt, është politikë aktive kundër tij dhe jo një gjest spontan. Pikërisht për këtë, presioni amerikan dhe ai gjerman do të vijojnë të jetë shumë i fortë.

Qeveria Rama është në embargo nga politika gjermane, sepse e ka kusht Reformën në Drejtësi, dhe gjendja financiare e shtetit shqiptar është në dekadencë. Askush nuk do ta ndihmojë financiarisht këtë qeveri, pa u implementuar e plotë Reforma në Drejtësi.
Por pikërisht këtu del kjo pyetje: përderisa Edi Rama e di mirë që është objekt kryesor i goditjes penale që servir Reforma në Drejtësi, pse vërtitet si fëndyell cep më cep dhe nuk jep dorëheqjen? Ende nuk arrin të kuptojë ky keqbërës i shqiptarëve që, pikërisht për këtë, është i papranueshëm për Perëndimin? Dhe më në fund: vërtet mendon Rama se do ta shpëtojë nga skartimi i tij ligjor, politika lindore në Moskë, Stamboll, apo në Pekin?

Asnjë shpresë nuk ka më Edi Rama. Faktet janë kokëfortë, dhe janë kundër tij. Reformën në Drejtlsi nuk e ndalojnë dot as Berisha dhe as Rama, sepse nuk e kanë kohën me vetë – atëherë ç’pret ky kryeministër që s’ka as para për qeverinë e tij, dhe është edhe i kapur me fakte nga politika e lartë perëndimore?

Vërtet mendon Rama se mund të mbretërojë në Shqipëri duke rropatur shqiptarët me ligësinë Hoxha?

Kështu siç duken punët, nëse Rama nuk dorëhiqet në favor të një kryeministri tjetër socialist, të cilin amerikanët dhe gjermanët e pranojnë si të pakorruptuar dhe, me shqiptarët e për interesin shqiptar, shpejt do të shohë një presion amerikan me fakte të zbuluara kundër tij. Shumë shpejt, madje. Në politikë ka një rregull që nuk shkelet, vonesa në dorëheqje e një kryeministri të implikuar, mais brenda vetes tragjedinë e kokëfortësisë patologjike.

Komento

Komente

  • Donela: 30/04/2018 15:48

    Avokat qenke keq fare,me keq nga c'e mendoja.

    Përgjigju
  • bledi: 29/04/2018 13:08

    pjerdh pjerdh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?