Mirketa Çobani

'Vjehrra më thoshte shëmtaraqe, i ngele djalit në derë', aktroja Mirketa Çobani rrëfen divorcin: Burrin nuk e kam dashur! Shoqet më ngritën kurth

20 Tetor, 18:07| Përditesimi: 20 Tetor, 18:11

  • Share

Aktorja e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka rrëfyer për vështirësitë në jetën e saj, ndërsa u ndal tek divorci me bashkëshortin, aktorin Agim Shuke. Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.

“E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin. Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Është një gjë që e bëra unë, nuk ma bënë. Kjo ishte jeta”, u shpreh aktorja.

E pyetur nëse i ka ngelur ndonjë peng, Mirketa Çobani tha jo, duke theksuar se “ka qenë jetë e humbur”. Po ashtu jo rrëfen edhe raportet jo të mira që kishte me vjehrrën, ndërsa thekson se burri nuk e mbrojti asnjëherë.

“Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje, “K.…” llafet që nuk i pranoja unë si natyrë, edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më lindte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar për opinion që ishte në atë kohë se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava atë njeri jo se nuk do ta vazhdoja nëse nuk do më kishin ndodhur këto gjera,  nëna e tij ishte shumë agresive me nusen, kur vetë ka qenë nuse. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Vetëm kockë e lëkurë. Ky nuk më mbrojti asnjëherë”, tregoi Mirketa Çobani në emisionin Living Room.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/10/2024 02:00

    Sinqeriteti juaj moj zonje eshte brutal! Edhe pse mund te mos keni patur lidhjen me te mire ne jete,disa gjera per te ndjerin, mire do te ishte t'i mbanit per vete,ose per te aferm e shoqerine shume te ngushte,nuk ka pse i beni kaq publike,aq me teper qe ndani dhe nje vajze se bashku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?