Skuadra e Manchester United

Vjen fitorja e pestë radhazi, Manchester United mposht Reading në FA Cup

5 Janar 2019, 17:00| Përditesimi: 5 Janar 2019, 17:03

  • Share

Manchester United i Ole Solskjaer ka marrë fitoren e 5 radhazi në po kaq ndeshje që norvegjezi është në krye të “djajve”. Sot në “Old Traford” United ka mposhtur 2-0 Reading në fazën e 1/32-ve të FA Cup.

Ndaj kundërshtarëve që militojnë në “Championship”, Solskjaer kishte zgjedhur të zbriste në fushë me rezervat.

Binte në sy që nga minuta e parë ishte Lukaku dhe Sanchez, dy lojtarë të cilët kanë kaluar shumë peripeci kohët e fundit.

Golat në këtë sfidë u realizuan nga Mata në minutën e 22-t dhe Lukaku në ekstremin e pjesës së parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?