Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani afër zgjedhjes si presidente e Kosovës, LDK do të marrë pjesën në votim

30 Mars 2021, 14:51| Përditesimi: 30 Mars 2021, 14:56

  • Share

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kjo u vendos pas diskutimeve të ditëve të fundit mes kryesisë së partisë.

 “LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithmonë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, tha ai.

Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që të gjithë 15 deputetët e parties, të respektojnë këtë vendim.

“Vendimi i Kryesisë së LDK-së përcakton fatin tonë për një periudhë 5-vjeçare. Ne presim që presidenti i ardhshëm i vendit, kushdo që zgjidhet, të ushtrojë këto detyrime me përgjegjësi të plotë, që të jetë president i të gjithëve, që të jetë bashkues e jo ndarës, që të jetë garantues i Kushtetutës dhe jo keqpërdorues i saj, që të jetë njëmend president e jo i nënshtruar i një pushteti”, tha ai.

Kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota, më shumë se askush tjetër.

Osmani më herët ka shërbyer si nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Në qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi atë nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.

Më 22 mars, 2021 u konstitua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërsa në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

LVV-ja ka 58 vende në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15. Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë ka bërë publik qëndrimin e saj se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, ashtu siç nuk e ka votuar as Qeverinë Kurti 2. Edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk do ta mbështesë Osmanin për postin e presidentit. Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe.

Komento

Komente

  • durimi: 30/03/2021 15:50

    Bravo ju o idjotet qe nuk i afroheni kurre te madhit Rugova, zgjidhni idjoten Vjosa Osmani presidente dhe beni mutin qeverisi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?