Vjosa Osmani dhe Jeffrey Hovenier

Vjosa Osmani takon ambasadorin e SHBA-së, diskutojnë për sigurinë dhe zgjedhjet e reja

12 Gusht, 21:33| Përditesimi: 12 Gusht, 21:38

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Kosovës.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm, njofton Presidenca e Kosovës./KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?