Presidenti rus dhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, diskutuan përmes një telefonate lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi për krijimin e një vaksine anti-COVID të përbashkët, tha Kremlini të martën.
"Çështjet e bashkëpunimit në luftimin e pandemisë së koronavirusit u diskutuan me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave," tha Kremlini në një deklaratë.
Kremlini shtoi se u arrit një marrëveshje për "vazhdimin e kontakteve mbi çështjen" midis ministrive të shëndetit të dy vendeve dhe agjencive të specializuara.
Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive anti-COVID për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e bllokimeve në të gjithë vendin.
Ndërsa Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar bashkërisht nga Pfizer e kompanisë BioNtech, Rusia ka hedhur në qarkullim masiv Sputnik V.
Të dy vendet e sipërpërmendura, pasojat socio-ekonomike të COVID-19, janë ndjerë tepër.
Në Rusi numri total i infektimeve ka shkuar 3,284,384, ndërkohë numri i viktimave është 59,506, dhe konsiderohet vendi i 4 në botë me situatën epidemiologjike më të rënduar.
Gjermania nga ana tjetër ishte një ndër shtetet ku fillimish është përballur më së miri me COVID-19 por tashmë si pasojë e valës së dytë, duket sikur edhe ajo po humbet kontrollin.
Numri total i infektimeve nga koronavirusi në Gjermani ka shkuar 1,798,041, ndërkohë, numri i viktimave është 36,172 që nga fillimi i pandemisë.
Kurse kryeministri jone ben dhe fodullin duke u thene Ruseve te kerkojne falje , shiko interesat e kombit dhe leri perendimoret se po na merni ne qafe duke pritur ti shkeputen t.pet dashit
Përgjigju