Sport

'Vllaznia ekipi më i mirë i momentit', Arapi bëhet gati për debutimin si trajner i Teutës! Shkëmbi: Laçi favorit për kampionatin

2 Dhjetor 2021, 14:49| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 18:56

  • Share

Java e 11 e Superligës nis të premten me dy sfida ku spikat Teuta-Vllaznia, që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Vllaznia e vendit të tretë vjen pas dy fitore radhazi, ndërsa Teuta kampion në fuqi ka ndryshuar trajnerin.

“Atmosfera ka ndryshuar shumë me ardhjen e profesor Arapit. Besoj kjo rritje e atmosferës dhe ritmit më bën optimist për të ecur para,”-deklaron Pano Qirko, portier i Teutës.

“Vllaznia është një nga ekipet më të mira të momentit. Për mendimin tim vjet ka qenë ekip më i rrezikshëm, por edhe kët vit me lojtarët që kanë afruar janë duke bërë paraqitje të mirë,”-shprehet Renato Arapi, trajner i Teutës.

Sfida tjetër, që do të luhet në orën 13:45 është mes Laçit dhe Dinamos.

“Luajmë kundër ekipit ndoshta më të mirë të kampionatit pavarësisht renditjes që ka. Në fillim mendoj se ishte në 2-3 ekipet e para për të luftuar për titullin kampion,”-deklaron Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Pas 10 ndeshjesh Dinamo renditet në vendin e pestë me 13 pikë, 1 më shumë se Laçi i vendit të 7.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?