Vllaznia mposht Kastriotin dhe rikthehet në krye, Laçi ‘bie’ ndaj Tiranës kampione

21 Mars 2021, 15:02| Përditesimi: 21 Mars 2021, 15:04

  • Share

Vllaznia është rikthyer të udhëheqë kampionatin pas fitores minimale 0-1 me Kastriotin. Skuadra shkodrane, një javë pasi humbi vendin e parë, mori tre pikët falë golit në minutën e fundit të kapitenit Ardit Hoxha.

Rikthimi i Vllaznisë në krye erdhi edhe për shkak të disfatës së Laçit 1-2 kundër Tiranës kampione në fuqi. Kjo fitore ka dyfish vlerë për bardheblutë pasi i mban në garë edhe për kreun pavarësisht se me Vllazninë kanë 7 pikë diferencë.

Sakaq Kukësi e ka çuar në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat pasi sot është mposhtur 2-1 nga Bylisi. Për ballshiotët kjo ishte fitorja e dytë radhazi, pasi një javë më parë mposhtën Vllazninë në Shkodër.

Ndërkohë Skënderbeu ka fituar 1-2 përballjen e mbijetesës kundër Apolonisë, duke lënë fierakët në vendin e fundit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 22/03/2021 10:09

    Pse nuk mbeni dy kampionate midis super ligje kosoves dhe super ligje shqiperisr dhe liga e pare kosoves dhe kategoria pare shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?