Një 29 vjeçar i akuzuar për vrasjen e Shpëtim Frashërit, 6 vite më parë në Itali është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Red Fox’ (dhelpra e kuqe) .
Arrestimi i tij u krye në lagjen “Uji i ftohtë”.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Hasim Musaraj, ose Hasim Murataj dhe kanë ndërhyrë menjëherë me neutralizimin dhe vënë në pranga 29 vjeçari banues në Vlorë.
Policia e Vlorës arrestoi në zonën e Ujit të Ftohtë një person të kërkuar për vrasjen e shqiptarit Shpetim Frashëri, në tetor të vitit 2017 në Itali.
Burimet zyrtare thanë se në kuadër të operacionit “Red Fox”, u arrestua me qëllim ekstradimi i kërkuari Hasim Musaraj i njohur edhe me mbiemrin Murataj.
29-vjeçari nga Vlora, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjykata e Torinos. Ai ishte akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë pasur konflikt me viktimën Shpetim Frashëri, në lokalin “Chic”, të cilin më pas e qëlluan me pistoletë. Krimi dyshohej se lidhej me çështje të aktivitetit të paligjshëm.
Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Ndërkohës në 2020 u kap Donald Rushiti. Lidhur me vrasjen në kërkim është Cerciz Banushi e Sabri Brakaj.