Vlorë, hapen 198 biznese të reja në dy muaj! Kryeson turizmi, prodhimi e tregtia

18 Mars, 17:16| Përditesimi: 18 Mars, 17:40

  • Share

Vlore - 198 biznese te reja janë hapur në qarkun e Vlorës në dy muajt e parë të vitit 2024, ku vihet re interes i shtuar për të investuar në turizëm. Gjatë muajve janar dhe shkurt janë regjistruar 23 hotele, tha Drejtori i Tatimeve, Ermal Pekmezi, duke renditur pas turizmit dhe fusha të tjera si prodhimi e tregtia.

“198 janë regjistruar për here të parë në QKB, ku në 23 jane njesi akomoduese dhe hoteliere. 13 në janar dhe 10 njesi akomoduese ne shkurt. Pjesa tjetër janë biznese në fusha të ndryshme, por dominojnë ato të turizmit, ku përpos hoteleve janë dhe restorante, stacione plazhi" thotë Pekmezi.

Drejtori i Tatimeve, Ermal Pekmezi foli edhe për shtëpitë me qira që lëshojnë qytetarët gjatë sezonit veror, që sot njihen si “airbnb”. Ai tha se regjistrimi i tyre në QKB është i detyrueshëm, por nëse nuk regjistrohen vullnetarisht taksa do të mbahet nëpërmjet platformave online të qiradhënies.

“Për këto subjekte ka ardhur një udhëzim nga qeveria. Nëse nuk regjistrohen në QKB të ardhurat do mblidhen nga platformat ‘booking’ dhe ‘Airbnb’”.

Aktualisht në qarkun e Vlorës, ku përfshihen dhe Himara e Selenica operojnë 6 848 biznese të të gjitha fushave.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?