Mungesa e dezinfektimit po dëmton bujq e blegtorë! Fermerët e Vlorës: Insektet dhe karkaleci po sjellin dëme! Zyrtarët vendorë: Zgjidhja e vetme dezinfektimi i zonës

2 Korrik 2022, 19:05| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 22:10

  • Share

Në fshatrat e Vlorës moskryerja e dezinfektimit  për bujqit dhe blegtorët po krijon shqetësime të mëdha. Prej 2 muajsh insektet dhe kryesisht karkaleci i kuq kanë shkaktuar dëme të mëdha në jonxhë, misër, vreshtari apo edhe prodhime te tjera. Arshi Krasniqi fermer nga fshati Kote tregon se edhe pse janë kryer ndërhyrje në parcela të veçanta, zgjidhja e vetme shihet në dezinfektimin masiv.

“Bashkia na ka dhënë ilaçe që i kemi spërkatur por kjo ka qenë masive. Ka sjellë dëmë të mëdha në të gjitha kulturat bujqësore”, tha ai.

Edhe kreu i njësisë administrative Kote, Arqile Resulaj konfirmon problematiken ne zone dhe kërkon ndërhyrje me anë të dezinfektimit masiv.

“Njoftova Drejtorinë e Bujqësisë. Zv. ministri solli disa preparate që fermerët i përdorën por duhet një zgjidhje më e madhe”, tha Resulaj.  

Fermerët  shpresojnë në zgjidhjen e kësaj situate e cila u ka sjell dëme të mëdha.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?